Aktualitet Një takim mbresëlënës me veteranin e minierës, Qemal Kalemi dhe familjen e...

Një takim mbresëlënës me veteranin e minierës, Qemal Kalemi dhe familjen e tij

Çifti: Këze dhe Qemal Kalemi

Nga Edmond Ismailati*

Koha është i njëjti matës për të gjithë, por varet nga ne sesa e shfrytëzojmë dobishëm atë në shërbim të shoqërisë, pasi ne jemi akrepat e saj që ja ndryshojmë shpejtësinë

Kishin kaluar shumë kohë, që nga takimi i parë që kisha bërë në Nju Jork me bashkëqytetarët e mi, çiftin Këze dhe Qemal Kalemi, të dy pensionistë që banojnë me familjen e djalit të tyre, Vasilin! E kam patur shpesh ndërmend që të takohesha me parë me këta bashkëqytetarë të mrekullueshëm, por ngaqë ata vinë dhe rinë me sezone në Nju Jork ku koha në këtë metropol ikën më shpejtë se në çdo vend tjetër të botës, duhet të kalonte shumë kohë pa t’i takoja sërisht.

Bashkë me kunatin tim Albert Hodon, morëm rrugën për tek familja Kalemi dhe pasi na uruan mirëseardhjen, gjetëm një mikpritje të ngrohtë, siç e kanë traditë memaliotët! Aty takuam xha Qemalin, i cili edhe pse i kishte kaluar të tetëdhjetat, përsëri dukej i fortë, si dikur në kohën që e mbaja mend atëherë kur ai punonte nëpër thellësitë e nëntokës së minierës së Memaliajt. Po ashtu edhe nënë Këzen, një grua zonjë, e cila edhe pse në moshë të madhe dukej më e mbajtur, pasi ka punuar e është sfilitur gjithashtu nëpër sektorët e sipërfaqes së minierës. Të dy mbanin afër e duke përqafuar e përkëdhelur shpesh, herë nipin e tyre Jeimsin dhe herë mbesën e tyre Lilin.

Duke u takuar e duke shkëmbyer biseda që mbartnin mall, pasi ata na konsideronin si fëmijët e tyre, kështu ishte dikur në Memaliaj, dashuria dhe respekti nuk mungonin kurrë, një nga familjet më të mëdhaja në botë që nuk kishin lidhje gjaku, por me shpirtra binjak që i tregonin memaliotët, si pjesëtarë apo të afërm të familjeve të tyre. Na pyetën të përmalluar, herë mua e herë Albertin, për familjet tona me banim në Amerikë, për nën time që banon në Memlaiaj e cila ka punuar për një kohë të gjatë me nënë Këzen në repartet që ishin shumë afër me njëra-tjetrën.

Ndërsa xha Qemali, pasi solli në kujtesë kohën kur ka punuar bashkë me babain tim Sherif Ismailatin, që nga koha e hapjes së minierës dhe në vazhdim, kujtoi edhe babain e Albertit, Qamil Hodon, i cili ka qenë një ndër minatorët e parë të minierës së Memaliajt. Aty kujtuan edhe nënën e Albertit, Razien, e cila kishte disa vite që kishte ndërruar jetë. Ashtu të përmalluar, më i interesuar isha unë, pasi desha të dëgjoja kujtimet e të dyve, kujtime këto që të merrnin dhe të çonin mbrapa në kohë për disa dekada, e duke të çuar edhe në nëntokën e arit të zi, tek disa nga damarët e kësaj të fundit që i kishte vizituar çdo ditë xha Qemali bashkë me shokët e tij. I kërkova ndjesë për pyetjet e shumta që po i drejtoja, pasi kujtimet gjithmon ngelen të bukura, pavarësisht shijeve me të cilat janë përjetuar dhe për një të moshuar mbi të tetëdhjetat, padyshim që përjetohen jolehtë, sidomos kur kthehen pas në kohë kujtime që nuk i vlerëson dot me asnjë çmim. Ambientin e bënë më festiv, jo vetëm se ishim të gjithë memaliotë apo trapezi i mbushur plot e përplot me të gjitha qerasjet që pritet miku, por ishin edhe dollitë ato që i jepnin lezet trapezit e që herë pas here çlodhnin xha Qemalin përgjatë kujtimeve që ai mundohej të m’i sillte sa më të gjalla, të cilat më mundësuan të shkruaj diçka rreth këtij takimi të përzemërt.

Xha Qemali u lind më 4 shkurt të vitit 1935-së, me prindër Sanie dhe Novruz Kalemin, në fshatin Kashisht të Tepelenës që shtrihet në rrëzë të malit të Shëndëllisë. Në familjen e Novruzit u lindën dhe u rritën gjashtë fëmijë të cilët quhen: Kanan, Rapo, Merdan, Qemal, Ramie dhe Fatmira.

Veterani Qemal Kalemi

Më vitin 1948-ë, largohet nga fshati dhe vendoset me banim në Memaliaj, ndërsa për t’u punësuar i drejtohet minierës së qymyrgurit të sapohapur në veriperëndim të Pyllit të Karaules, ku nga të gjithë njihet si Sektori i I-ë. Aty punon si ndihmës në sektorin e gjeologjisë me inxhinierët polakë, të cilët ishin në kërkim të shtresave të qymyrgurit. Ndërsa prindërit e tij erdhën në Memaliaj në vitin 1950-të. Në vitin 1953, largohet për të kryer shërbimin ushtarak (3.5 vjet), në vijën kufitare që kufizohej me Pogradecin dhe kthehet prapë në Memaliaj, ku gjen të ndërtuara disa ndërtesa dhe të tjera ndërtesa dykatëshe në ndërtim e sipër.

Memaliaj, me një vrull të paparë, po ndryshonte nga viti në vit, në sajë të kontributit vullnetar të secilit, ku një prej tyre ishte edhe Qemal Kalemi. Me punë kthehet përsëri në Sektorin e Parë të minierës, ku në fillim punoi si arganist për 5-vjet rresht, derisa mbaroi qymyri në këtë sektor. Aty, ai përmend se ka punuar edhe me mjeshtrin e elektro-mekanikës, Sherif Ismailati. Prej këtej e transferojnë në Çiçaj. Në vitin 1958-të, krijon familje me Këzen, e bija e Fatime dhe Mete Shehut nga fshati Vasjar.

Kujtimet e tij sa vinin dhe bëheshin më tërheqëse për ne të tjerët që e dëgjonim! Ai solli në bisedë edhe polakun që u mbyt në afërsi të Urës së Parë, ku edhe sot shkëmbi që ai u hodh për herë të fundit në Vjosë, nga memaliotët është pagëzuar me emrin “Shkëmbi Polakut”. Ai shprehet: “Polaku që u mbytë në Vjosë, nuk e mbaj mend mirë, por më duket se quhej Yzek. Një nga këto dy emra. Ishte një djalë i gjatë dhe i dobët, i cili fatkeqësisht, u nda shumë i ri nga kjo jetë! Në kujtimet e mia të shumta për kohën që kam punuar në Sektor të Parë, po ju tregoj një ngjarje jo shumë të këndshme që kemi përjetuar në ato vite. E kam fjalën për përballjen tonë me një aksident që përjetuam në thellësi të nëntokës, në një nga galeritë e Sektorit të Parë. Kjo ndodhi në ato shtresa të qymyrit, të cilat shtriheshin nën lumin Vjosë, ku edhe ne po punonim. Befas, hapet një vrimë dhe plasi uji, i cili sa vinte dhe vërshonte me shumë forcë e shpejtësi, ku u mbush plot me ujë edhe galeria, ku po punonim. Për fat të mirë shpëtuam të gjithë.

Ndërsa në një galeri tjetër, ra dheu dhe ngelën brenda në minierë katër punëtorë. Galeria në fjalë ishte në Qafë të Miricës. Llava e kësaj galerie, ishte në afërsi të sipërfaqes që, po të gërmoje për lart, dilje në sipërfaqe, ndërsa po të gërmoje nga sipërfaqja, do dilje poshtë në galeri. Gjendja u alarmua shumë dhe disa i kapi paniku, pasi bëhej fjalë për jetën e katër punëtorëve të nëntokës. Të gjithë ngelëm pafjalë dhe e humbëm toruan për momentin nga kjo që po ndodhte. Për këtë u alarmua qeveria. Falë gjakftohtësisë së momentit, eksperiencës dhe inteligjencës së minatorit Rexho Idriz Sinani, i cili ku në sajë të llogaritjeve të tij ekzakte, se nga cila pikë e sipërfaqes do të shpohej qoftë edhe për ajrim, u bë e mundur edhe shpëtimi i tyre. Rexhua filloi të gërmonte nga lart, pra nga sipërfaqja, pasi lartësia e tavanit të llavës me sipërfaqen ishte pak më shumë se pesë metra. Aty ku e parashikoi Rexhua, ashtu doli. U gërmua dhe u hapë një vrimë me diametër sa të merrte një bojë njeriu, dhe më së fundi prekëm llavën. Aty pamë të katërt minatorët që kishin ngelur të bllokuar. Ata u nxorën dhe u shpëtua jeta e tyre.

Nga kjo ngjarje, Rexho Idriz Siani u shpall “Hero i Punës”. Edhe në një rast tjetër kur është vulosur dy herë në nëntokë minatori Qazim Hasimi: herën e parë ja shpëtoi jetën Rexhua; ndërsa jetën e dytë, Qazim ziu e humbi dhe nuk doli më. Rexhua e meritonte të bëhej “Hero i Punës”, jo vetëm se ishte njeri shumë i mirë, një punëtorë i palodhur, me eksperiencë, me kurajo dhe në fund të fundit, kishte shpëtuar jetë njerëzish dhe nuk kishte asnjë lloj çmimi. Për këtë, Rexhua kishte meritat e tij, pasi u shpëtoi jetën disave.

Nga çfarë lartpërmenda, të gjithë minatorët që punonin me Rexhon, kishin një ndjesi sigurie. “Heroi i Punës” Rexho Idriz Sinani, ishte nga Kashishti dhe para se të fillonte punë në minierë, ka qënë mullixhi. Nuk ka dashur që të ndërronte këtë punë dhe e kanë marrë me forcë për të filluar punë në minierë. Pra, nganjëherë, ato që ndodhin në jetë duken sikur secila ka sahatin e vetë, pasi duhej të ndoshte kështu, pa të kishim Rexhon me punë në minierë dhe t’u shpëtonte jetën shokëve të tij. Më vonë, mbasi mbaroi së shfrytëzuari Sektori i I-rë, kalova me punë në Çiçaj që ishte Sek i IV-ët dhe punova si elektrovozist. Elektrovozi tërhiqte me një fuqi deri më dhjetë vagona. Më vonë, pasi mbaroi së shfrytëzuari edhe ky sektor, kalova me punë në Sek e 250-ës. Edhe në këtë sektor punova si elektrovozist, derisa dola në pension. Më kujtohet që edhe në këtë sektor ka punuar babai yt Sherifi. Më vonë para se te dilja në pension, erdhën nga Kina elektrovozë të tipit trole dhe ishin më të fuqishëm dhe më të mirë.

Në minierë kam punuar deri më shkurt të vitit 1985-së, vit ky që përkon edhe me daljen time në pension. Edhe përgjatë kohës që punoja në minierë, por edhe përgjatë kohës kur dola në pension, kam marr pjesë nëpër aksionet me goditje vullnetare siç ishin: hapja e transheve për qëllime ushtarake, mbjellje fidanesh, pa harruar edhe kohën e korrjeve të grurit që edhe pse lodheshim duke punuar në nëntokë, shkonim menjëherë në këto aksione, …etj.”

Por familja Kalemi nuk ka vetëm kontribut në ndërtimin e vendit që doli i rrënuar pas Luftës së Dytë Botërore, por edhe në atë të çlirimit të vendit në të dy luftërat Botërore.

Babi i tij, Novruz Kalemi ka luftuar si komit në Luftën e I-rë Botërore, përgjatë viteve 1914-20-të. Ai bënte pjesë në çetën e Selam Musait, të cilët luftuan në luftën e Vlorës. Po me efektivin e çetës së Selamit, shkuan për të luftuar edhe në Greqi. Familja Kalemi ka ndihmuar edhe LANÇ-re me ushqime, furnizime me pushkë, veshmbathje, triko, xharape, pupa, shalle, kokore, doreza, çanta, …etj, që i përgatiste mamaja e tij, Sania, e cila në atë kohë ka qenë edhe këshilltare e fshatit të Kashishtit. Ngaqë shtëpia e familjes Kalemi ishte kthyer në bazë partizanësh, të cilët pushonin, organizoheshin dhe pastaj iknin në male, kishte rënë në sytë e pushtuesve të huaj dhe për këtë është djegur tre herë: njëherë nga grekët; herën e dytë nga italianët dhe herën e tretë nga gjermanët. Shtëpinë e kishin trekatëshe prej guri dhe me oxhak. Pas çlirimit të vendit, veterani i luftës Novruz Kalemi vendoset me banin në Memlaij, tek familja e të birit të tij, Qemalit. Ai ndërroi jetë në vitet 1978-79-të, në moshën 90 vjeçare dhe prehet në Memaliaj. Edhe të dy fëmijët e xhaxhait të Qemalit, të cilin e quheshin Kamber dhe Engjëllushe, kanë luftuar në radhët e çetave partizane të Mallakastrës.

Por nga familja Kalemi kanë luftuar edhe të tre vëllezërit e Qemalit. I vëllai i tij i madh. Kanani, ka luftuar në radhët e çetave territoriale. Edhe dy vëllezërit e tjerë të Qemalit, Merdani dhe Rapua, të cilit ishin edhe binjak, kanë marrë pjesë në LANÇ-re. Merdani doli partizan në moshën 16-vjeçare dhe luftoi në radhët e Brigadës së VI-të Sulmuese. Ndërsa i vëllai tjetër, Rapua, ishte në radhët e Brigadës së 8-të Sulmuese. Rapua u kthye nga lufta, ndërsa Merdani ra dëshmor në moshën 19-vjeçare duke luftuar për çlirimin e Tropojës. Kjo ishte një përpjekje përgjatë luftimeve nga forcat mbështetëse shqiptare që ruanin tërheqjen e gjermanëve. Trupi i tij, u varros në krahinën e Nikaj-Merturit. Merdan Kalemi, ka qenë korrier nën urdhërat e Shefqet Peçit, si lajmëtar i tij. Shoku i tij Memet Kalemi nga fshati Kalivaç, ishte në të njëjtën brigadë me Merdanin dhe ishte në dijeni të vendit ku prehej trupi i këtij të fundit, pasi kishte hartën dhe dinte vendin, ngaqë e kishte varrosur vetë. Pas çlirimit, mbasi u bë shef dege, shkoi dhe e zhvarrosi, i mori eshtrat e tij dhe i solli në Tepelenë për t’u prehur në Varrezat e Dëshmorëve të rrethit të Tepelenës.

Përgjatë bisedës e pyeta, nëse mbante mend nga vegjëlia e tij, momente nga periudha e Luftës së Dytë Botërore. Ai u shprehë: “Janë të shumta ngjarjet, por po ju tregoj një kujtim që më ka ngelur në mendje. Mbaj mend në një fushë të Kashishtit, u bë një fushim i ushtrisë italiane që shkonin dhe luftonin me grekun, atje lart në maj të Shëndëllisë. Ishim të vegjël. Bëheshim rreth 10 fëmijë. Më i madhi ishte 10-vjeç. Shkonim shpesh tek çadrat ku kishin fushuar ushtarët italian. Ato ishin bosh, ngaqë ushtarët shkonin të luftonin dhe vinin të tjerë, pasi ata që iknin nuk ktheheshin më. Ata ngeleshim të vrarë, në mal të Shëndëllisë nga ushtarët grekë. Aty ishte vetëm një kuzhinier me dy ndihmësat e tij. Na jepnim makarona për të ngrënë: “Hani, hani sa të doni, se s’ka kush t’i hajë. Për ata që janë gatuar, nuk kthehen më..”, dëgjonim t’na thoshte kuzhinieri italian. Xha Qemali e thoshte edhe italish, “Mangiate, mangiate quanto volete, perché non li puo mangiare nessuno, per queli che sono cotto non torneranno piu”. Për momentin nuk na bënte përshtypje, pasi ishim të vegjël, por kur shikonim që ky fushim gumëzhinte për pak orë dhe pastaj e pllakoste një qetësi e frikshme që vetëm kismat dhe kreshëritë e të shtënave e armëve që dëgjoheshin nga lufta që bëhej në majë të malit të Shëndëllisë, të fuste në mendime, duke i parafytyruar të gjithë ushtarët që vinin, dukeshin; se ishin të pashpresë për të fituar luftën dhe se nuk do t’i shpëtonin vdekjes! Kur kapitulloi Italia Fashiste, na dhanë urdhër të mbanim në shtëpi italianët e dorëzuar. Ata bënin donjë punë, si dru, kujdeseshin për gjënë e gjallë, punonin tokat, …etj. Në lagjen tonë kishim pesë, ku dy prej tyre i kishte familja ime. Ata i mbanim në katin e parë të shtëpisë. Edhe sot, po të shkosh në majë të malit të Shëndllisë, do gjesh mbetje nga lufta, si predha, fishekë, bomba dhe granata dore, armë, gëzhoja, gaveta, pagure, rripa, këpucë,…etj.”

Familja Kalemi

Ndërsa për pyetjet që lidheshin me ata që kanë punuar në minierë, ai u shpreh: “Janë shumë, por po ju jap disa që kanë punuar në pozicione të ndryshme, pasi kanë kaluar disa dekada dhe kujtesa bën të sajën, pa harruar edhe me moshën që kam. U hidhërova shumë kur Sherif Ismailati ndërroi jetë, pasi të gjithë me halle kemi qenë. Edhe ai i ka rritur fëmijët me një dhomë nga mbrapa ndërtesës ku ka banuar familja ime. Kemi qenë komshinj shumë të mirë dhe kemi kaluar shumë mirë, pothuajse me të gjithë në atë qytet të dashur. Gjithashtu, përveç komshinj të mirë edhe bashkëqytetarë e shokë pune. Nga minatorët e parë në atë kohë mbaj mend si: Njazi Jakup Mullaraj, Faik Myrto, Abdi Bodeci, Haki Asim Shehu, Bilal Braja, Bastri Sulo Malka, Teme Xhezo Muçollari, Rexho Idriz Sinani, Tahir Memet Kallëmbi, Qamil Sulo Hodo, Gani Shahini (Zhapokik), Duke Sherifi (Martalloz), Sami Shehu nga Laze Bega dhe Bajram Bega (përmetar), Teme Xhezo Muçollari, Shero Cobani Kalemi, Guçe Jaho Guma, Rustem Jaho Guma, Qazim Hasimi, Haki Kamber Jaupi, Shyqyri Dogani, Qani Xhelo Ago, Godo Sinan Bilaj, Seijdi Sinan Bilaj, Esat Bektash Muçi, Ziso Naqellari, Elmaz Jonuz Xhelita, Hane Basha, Dilaver Xhenali Zhupa, Jaho Brahim Xheli, Jonuz Kamber Hamzaj, Josif Mihal Muzha, Mato Hito Mata, Ksenofon Sotir Gjerko, Jaho Seiti, …etj.

Ndalon për momentin së rrëfyeri dhe psherëtin herë pas here, pasi ishin shenjat e një kujtese që herë i vinin ndërmend dhe herë e pyesnim edhe ne për ata memaliotë të vjetër në moshë, që disave u dinim edhe emrat, pasi kisha marrë me vete edhe një listë me emrat e shumë bashkëqytetarëve, si pjesë të punës për të realizuar një shkrim, dedikuar trungut të familjeve memaliote. Me pjesën më të madhe të këtyre bashkëqytetarëve, kam patur fatin t’i njoh dhe t’i dëgjoj, kur rinim me orë të tëra nëpër radhët e gjata dhe të lodhshme, që mbaheshin për të blerë artikuj ushqimorë, në sistemin e kaluar. Madje, për t’u saktësuar për disa prej këtyre emrave, dhe për të mësuar edhe atësinë e tyre, ngaqë ka shumë me të njëjtin mbiemër, kam komunikuar edhe me fëmijët dhe të afërmit e tyre me anë të mesazheve në Facebook. Jam gjendur i mirëpritur tek të gjithë dhe këtë do e tregoj edhe vijimi i emrave të këtyre heronjve që janë përleshur me nëntokën dhe pabesitë e saj!

Xha Qemali, pasi i dëgjonte, i kujtoheshin bashkë me profilet e punëve që ata kishin kryer në minierë. Padyshim që në vazhdim, po sjellë edhe emra të tjerë si: Abaz Dervish Abazi, Abedin Afuz Skrapalliu, Adem Shahin Guca, Adem Dule Mema, Adil Shehu, Adil Skëmbi, Ahmet Isuf Shehu, Ahmet Çela, Ahmet Bodeci. Amdi Caushi, Andon Ilia Vasili, Ali Sefedin Caushi, Ali Ruhi Xhelita, Ali Hetem Lika, Alush Hamzai, Asllan Koçiu, Astrit Jaho Xheli, Asllan Kapo Çaçi (minator në avancime), Asllan Kapo Çaçi, Astrit Çaçi, Astrit Nexhip Disha, Avdi Hajdar Mullaraj (armator), Avni Hysen Merdani, Azis Sali Gjoni, Barjam Rakip Jaupi, Barjam Qamil Mema, Bardho Majko Zupa, Barjam Axhem Sala, Bajram Bege, Barjam Qamil Mema, Bedri Mane Hoxha, Bedri Mane Hoxha, Bektash Riza Tafili, Bektash Sulo Kanani, Belul Muharrem Qamaj, Belul Selfo Merdani, Bilal Merdani, Bilbil Zhupa, Brahim Rrapo Çela, Cano Belul Mema, Çenik Resul Lako (ka punuar edhe nëpër minierat Francës), Çelo Meraj, Dalan Karafili, Dashnor Zeqo Durmishi, Demir Hajdar Mullaraj, Demir Malaj, Dero Mino Ajdini, Dino Muho, Dine Dule Sinodemi, Dine Tafaj, Durim Saliko Nanaj, Elmaz Arshi Skenderi, Elmaz Muharem Harizaj, Elmaz Arshi Skenderi, Enver Cacaj, Enver Adush Xhani, Eqerem Braja, Eqerem Riza Goga, Esat Elez Ndreu, Estref Osmeni, Gani Dervish Gjosha, Gëzim Medi Caushi, Gëzim Elmaz Harizaj, Guçe Tahir Haxhiraj, Gjolek Koka, Gjysho Cane Mamaj, Faik Veizi, Faik Shehu, Faslli Hysen Hysesani, Ferik Malasi, Ferik Hysen Merdani, Ferat Tahir Proda, Feti Nexhip Ruçi, Fejzi Estref Shehu, Fetah Xhezairi, Foto Mitro Suli, Hajdar Bektash Sako, Hajri Çiçi, Hajri Ballaxhiaj (nga Zhapokika), Haki Muçaj, Hekuran Hodo, Halil Memet Kallembi, Halim Hoxha, Halim Qazim Qato, Halil Hazbi Ruka, Halil Zaimi, Hamit Halim Xhemali, Hamit Qemal Mateli, Hamit Mita, Hamit Çenik Lako, Hamet Nazif Dosti, Hamza Riza Tafil, Haredin Harizi, Hasan Sefer Nanaj, Hasan Afuz Halili, Hasan Shyqyri Dogani, Haxhi Asllan Caushi, Hekuran Hajdini, Hetem Elmaz Harizaj, Hysen Rapo Çela, Hysni Pazaj.

Idriz Ali Çerepi, Isa Adem Goxhaj, Izet Kamber Fejzaj, Isa Veip Ruçi, Ilir Esat Ndreu, Islam Arif Vrenozi, Ismail Çibuku, Ismail Kaçorri, Ismail Vesel Merdani, Ismet Dalan Elezi, Ismet Rexhep Lami, Isuf Lanke Xhani, Irakli Thanas Dine, Jaho Brahim Xheli, Jaho Islami (nga Zhapokika), Jaçe Meraj, Jemin Gjerko, Jonuz Zenel Xhelita, Jorgo Kllapi, Jorgo Gole Kristo, Josif Gaçe Vlashi, Josif Llukan Gjici, Kadri Latif Llakaj, Kadri Qazim Mala, Kamber Sheme Lulo, Kapo Hyso Ziaj, Kaso Feta Muka, Koço Miti Thomai, Kosta Paço, Kosta Bello që i flisnin Koço, Kristo Ilia Margo, Lefter Kamber Lulo, Laver Qerim Shehu, Laver Qani Nela (Është vrarë vitin 1973, kur plasi gazi në një nga galeritë e minerës.), Ligor Gaçe Vlashi, Liço Hazbi Ruka, Liço Meta, Liço Halil Ruka, Mehmet Tuku, Mahmut Neki Shehu, Maliq Zaim Osmeni, Maliq Hysen Merdani, Malo Ibrahim Çovani, Malo Feta Muka, Malush Neki Osmani, Mane Osmani, Mane Hysen Çomani, Mane Avdyl Kokona, Mane Zenel Allkushi, Mane Teme Hoxha, Meçe Murat Abedini, Mehdi Vesel Merdani, Mehdi Shaban Bishaj, Mehmet Hazbi Ruka, Mehdi Shaban Bishaj, Merdan Merdan Aliaj, Mehdi Gëzim Caushi, Memet Thanasi, Memush Beqir Selmani, Miço Nano, Mihal Petro Karalliu, Muharrem Karafil Guca, Musa Barjam Xhaferi, Myftar Dervish Abazi, Myfit Hadëri, Myslym Hysen Nurka, Myslym Ali Kasa, Mysteak Avdulla Tara, Myrto Hysi, Muharrem Caushi, Muharrem Çela, Muharrem Belul Qamaj, Muharrem Kafazi, Muharrem Mërkuri nga Katundishta e Përmetit, ku familja Mërkuri ka banuar në Memaliaj përgjatë periudhës kohore 1951-66, Musa Beshiku, Murat Lame, Nebi Hysni Hoxh, Neim Myslymi, Neshet Kapllan Kapllani, Nexhip Islam Disha, Nexhip Estref Shehu, Nexhip Bejdo Velaj, Nexhip Balliu, Niko Ilia Margo, Nimet Iliaz Hala, Nimet Barjam Mata, Novruz Qazim Muçaj, Novruz Gucaj, Nuri Xhevit Kacorri, Njazi Hasan Kanani, Petrit Riza Tafili, Petref Muskaj, Pëllumb Elmaz Harizaj, Përparim Saliu, Pëllumb Saliko Nanaj.

Qani Xhelo Ago, Qani Feta Muka, Qani Demir Ajdini, Qazim Hysesani, Qazim Harizi, Qani Kaso, Qazim Vrenozi, Qani Kaso, Qani Xhani, Qani Guçe, Qemal Novruz Kalemi, Qemal Qerim Shehu, Qerim Saliu, Refat Osmani, Refit Zenel Kocali, Ramadan Dine Dine, Ramadan Shehu, Ramiz Selfo, Rauf Shane Brahimi, Rapo Rakip Jaupi, Resul Çenik Lako, Reiz Ajazi, Resul Qamil Sakaj, Resmi Bako, Resmi Sula, Resmi Çela, Reshat Qani Nela, Rexhep Shahin Guca, Rexhep Rasho Hysi, Rustem Jaho Guma, Ruhi Zenel Xhelita, Rushit Sulo Kanani, Riza Zhupa, Shaban Zenel Kalemi, Shaban Bektash Xhemali, Shefqet Hysen Merdani, Sheme Nezhip Nexhipi, Sherif Avdulla Tara, Shaqo Hazbi Ruka, Shuaip Demaj, Sade Hysen Merdani, Sadik Estref Shehu, Safet Gani Sulka, Sadik Qani Nela, Safet Kamber Lulo, Sali Brahim Merdani, Sali Osmën Lika, Saliko Sulo Nanaj, Sedullah Hoxha, Sefedin Shahin Guca, Sefer Nanaj, Selam Skënderi, Selam Dule Sinodemi, Selim Doko Minaj, Selim Bektash Cana, Selfo Lufti Shehu, Servet Shyqyri Lato, Servet Balliu, Siri Bijo, Siri Boni, Skënder Feta Muka, Sokrat Mboqja, Stavri Peri, Sulo Ahmet Molla, Sulo Xhevit Merdani, Sulo Telha Dogani, Syrja Tefik Xhemali, Xhelita,Taip Ismail Spahiu, Tahir Faslli Gashi, Tahir Sali Gjonçaj, Tahir Mema, Taip Sadik Goxhaj, Tare Nuredin Manaj, Teki Halil Zaimi, Telha Zeneli Telhai, Teme Mehmet Goxhaj, Teme Nezir Durmishi, Teme Lutfi Shehu, Teme Beqiri ose siç i flisnin në zonën e tij, Teme Rokaj, Thoma Stavri Peri, Vasil Andon Vasili, Veli Duraj, Veiz Lelo Lala, Xhavit Cane Mamaj, Xhelo Hetem Lika, Xhemal Halim Shehu, Xhevdet Muço Shehu, përmetar nga Potgorani, ndërsa një tjetër minator me të njëjtin emër, Xhevdet Shehu është tepelenas nga Progonati, Xhevat Qani Nela, Yzedin Tefik Xhemali, Zeqir Dine Malasi, Zihni Lalaj, Zyrdi Zhupa, …etj.

Në punë të ndryshme, kanë punuar edhe të tjerë si: Sinan Sami Divendari si sinjalist në sektor të tretë, Seit Selim Shapaj si shinashtrues. Jorgo Sotir Kano sinjalist, më vonë magazinier në ndërmarrjen e Ndertim Minierës. Sami Zeqir Ballaxhia roje tek depot e dinamitit. Shaban Riza Avduli armator, Shamet Malaj si kaldaist, Sheme Nexhip Nexhipi minator, pastaj kaldaist. Sadik Osmani kaldaist, Bektash Memet Thanasi makinist, Ali Tare Caushi eletrovozist, Jorgo Ruhi Xhelita mirëmbajtës. Veiz Selman Ormeni në repart të jashtëm, Zylfo Musa Katiraj shef kontrolli të cilësisë së qymyrit, gjithashtu ka punuar edhe në peshoren e ngarkesave të qymyrgurit, tek Agjensia e Luftinjës. Fatmir Izet Brahimi elektrovozist, Ismail Selfo Meta ka punuar në repartin e jashtëm, që nga viti 1951, pastaj vagonist në prodhim. Iliaz Petrit Hala ka punuar në Minierat e Arit, në Çikago. Më vonë ka ardhur si specialist në Memaliaj, pasi ka punuar edhe në Tiranë. Ishte nga Picari dhe për të shkuar në punë, në atë kohë, i binte nga Salaria, Ilmi Merko Kuçi me profesion elektrovozist dhe më pas furnitor, Ismail Xhebro Spahiu ka punuar ne repartin ndihmës, lljaz Lamka ka punuar si mirëmbajtës. Xhevit Zaim Dashi me profesion kryesondist në Gjeologji, Riza Muço Harizaj si shinashtrues. Rako Dhame Ceka teknik ndërtimi që ka marr pjesë edhe në ndërtimin e godinave të minierës nëpër sektorë të ndryshëm te saj. Riza Muhamet Hysesani si shinashtrues, Meto Ali Meta shinashtrues. Mirte Avni Mirta me profesion ekonimist, Myftar Merdani makinist. Koço Dine makinist. Nazi Muhamet Hysesani si ekonomist dhe drejtues në ndërtimin e Fabrikës së Pasurimit të Qymyrit. Kapo Çaçi në avancime, Kiço Tase Karai çentralist, Koço Pavllo Lluka si mirëmbajtës, Dhimitër Petro Karalliu dhe Laver Ramadan Haxhiaj me profesion shinashtrues. Laver Jaup Divindari, punëtor në ndërmarrjen e Ndërtim Minierave, Hazbi Tefik Hoxha, mirëmbajtes, Halil Elmaz Hysi arganist, Hazis Veis Meta si trolist, Hasan Sako Agaraj me profesion brigadier. Hasim Riza Xhaferi si sinjalist, Halil Turabi Halili ka punuar tek sharra ku përgatiteshin shtyllat, Haxhi Iljaz Mema mirembajtes, Halil Demir Mullaraj kishte mbaruar FZO-e për elektriçist, por për arsye shëndetësore, punonte magazinier, ku shitej qymyri i drurit për nevojat e qytetarëve. Hasan Isuf Caushi, pompist në Sektor të III-të, Haxhi Veip Zhupa me profesion shinashtrues, Bilbil Golemi mirëmbajtës, Vasil Vasili gazmatës, Hasan Xhelo Xhaferi nga Kashishti i Tepelenës, ka punuar si fillim në thellësitë e nëntokës dhe më pas kaloi magazinier në Sektorë të 4-tët ku punoi për 20-vjet rresh …etj

Elektro-mekanikët ishin si: Koço Rajdho, Koço Gjika, Këno Hila, Sherif Ismailati, Tefik Lila, Hysen Ceka, Telhat Xhelita, Gligor Mihal Kondo, Thoma Çami, Adem Koçiu, Jorgo Irfani, Skënder Arapi, Vasil Caçi, Dilaver Abazi, Kristofor Gjerko, që njihet me emrin Fone, Zeman Jahja Brahimi (mekanik), Ziso Nikolla, Thoma Angjeli, Zia Hysni Muçi (elektriçist), Barjam Sadiku, Vangjel Dhima, Hekuran Ali Sheta (elektriçist), Idai Merdani, Bekim Zaçe, Zaçe Hila, Sefi Pazaj, Daut Sinaj, Vasil Gjoka, Vasil Vongo, Saliko Lolaj, Barjam Beqiri, Muhamet Lola, Thoma Angjeli, Fatmir Hysi, Haredin Hamataj, Sulo Hodo, Thoma Gole Kristo (mekanik), Gëzim Hysesani, Bilbil Avni Mirta (mekanik), Flamur Hoxha (mekanik), Hiqmer Shehu (I flisin Meço dhe ka punuar elektriçist,) Adem Mehmet Goxhaj (mekanik), Kastriot Zaimi (mekanik tek arganella, pastaj në Sektorë të IV-ët, Luan Shehu (mekanik), Fidai Hysen Spahiu (elektriçist), Shefqet Qerimi (elektriçist), Elez Elezi (elektriçist), Agim Ismailati (elektriçist), Harilla Paço, Gezim Bijo, Aleks Beqo, Ramiz Karafili (mekanik) ..etj. Ndërsa elektro-mekanik në ndërmarrjen e Ndërtim Minerave, kanë punuar edhe Arshi Hybraj, Isa Fejzo, Jorgji Çoka, …etj.

Disa nga emrat si Eqerem Goga, Yzeir Minai, Novruz Çibuku, Vangjel Paço…etj, kanë shërbyer me përkushtim në Brigadën e Shpëtimit (avaroshpëtuese) të minierës, të cilët rrezikonin edhe jetën e tyre për t’u ardhur në ndihmë dhe shpëtuar jetën e puntorëve dhe minatorëve që ndodheshin në rrezik.

Kovaçë, kanë punuar: Hysni Çili që njihej me emrin Riko, Malo Beqo, Xhevit Dano Llanaj, Asllan Çili, Hysni Osmani, …etj.

Teknikë miniere: Faik Veizi, Areti Petova, Siat Hasa, Shaban Qibini, Guri Imeri, Idajet Xhemali, …etj.

Ndërsa inxhinierë kanë punuar: Faik Cina, Martin Cukalla, Qendro Qendraj, Lili Bare, Hyso Isufi, Resmi Hoxha, Fejzo Peçi, Kristo Zherdi, Asllan Shena, Muarrem Shehu, Hodo Sinani, Perparim Xhani, Nuredin Hamzaj, Gani Shehu, Mustafa Mustafaraj, Xhevdet Kuçi, Halit Minxolli (markshetër), Fore Kano (markshetër), Petro Done, Adem Malasi, Sejmen Gjokoli, Medin Duraj, Seit Seiti, Spiro Londo, Spiro Harizi, Kiço Jorgo, Orhan Koçi, Bujamin Shehu, Ferrik Meta, Engjel Pepa (Ndërtim Miniera), Xhafer Sehiti, Xhevdet Nela, Muhin Hyseni, …etj.

Në lidhje me emrat e drejtorëve, më kujtohen disa si: Meto Bijo, Muzak Kallajxhiu, Faik Veizi, Eshref Gjonçaj, Faik Çinaj, Hodo Sinani, Fejzo Peçi, Xhevdet Kuçi dhe Medin Duraj, …etj.”

Pasi mbarova bisedën me veteranin e minierës Qemal Kalemin, fillova të pyesja bashkëshorten e tij, Këze Kalemin, e cila ka punuar një jetë të tërë nëpër repartet e sipërfaqes së minierës së qymyrgurit të Memaliajt. Nënë Këzia, siç i kam folur gjithmonë qysh nga vegjëlia ime, pasi janë shoqe të vjetra me nënën time, por edhe kanë punuar për një kohë të gjatë në një nga repartet e jashtme të sipërfaqes së minierës, me shumë dashuri, u tregua e gatshme të më tregonte. Ajo shprehet: “Jam e bija e Fatime dhe Mete Shehut nga lagjja Shehu i Vasjari të Tepelenës, fshatë ky që është edhe vendlindjen e time. Ashtu si familja e bashkëshortit, edhe familja ime, ka ndihmuar lëvizjen kundra pushtuesve të huaj. Babi im, Metja, ka ndihmuar lëvizjen antifashiste duke e kthyer shtëpinë tonë në bazë partizane.

Ngaqë shtëpia e jonë kishte rënë në sy të bashkëpunëtoreve dhe spiunëve që ishin vënë në shërbim të okupatorëve, sepse në shtëpinë tonë, mbanim armë në qipi, me të cilat furnizoheshin partizanët. Okupatori na kishte gjithmonë nën vëzhgim. Nisur nga këto të dhëna, vijnë dhe na i bëjnë kontroll shtëpisë. Në atë kohë kishin një shtëpi pesëkatëshe me oxhak, e cila ishte e ndërtuar e tëra me gurë. Italianët i vunë flakën dhe e dogjën. Flaka përpiu të dy katet e sipërme. Kjo ndodhi në gushtin e vitit 1943, pasi Metes i gjetën armët që kishin lënë partizanët e batalionit “Baba Abaz”. Këto armë ishin në ruajtje deri sa të vinte koha dhe t’i merrnin. Meten e arrestojnë dhe për një periudhë kohe e burgosën në kalanë e Gjirokastrës te shtatë penxheret.”

Duke e pyetur për të mësuar më shumë për shtëpinë që u dogj, nënë Këzja vazhdon të tregojë: “Babai im, Metja, ishte i nipi i Sheh Osmanit, mik i ngushtë i Ali Pash Tepelenës. Ngaqë i vëllai i tij, Ago Vasjari ishte ministër i luftës së pashallëkut të Aliut, shtëpitë me pesë kate në Vasjar (ato që kanë ngelur), janë bërë nga Ali Pasha. Ato u ngritën me mur guri 1.2 m të gjera: me frëgji me qemer; me oda për 120 burra të shtruar njëhershi; me musendër të skalitur në fund të odës e sergjen përreth; me pesë dritare në ballë dha anash odës. Kjo shtëpi u ndërtua edhe me katonjtë e mëdhenj dhe me hambar për mbajtjen e drithit. Sheh Osmani ka histori të lezetshme me Pashanë, por po të intereson, ta tregojë edhe këtë.”

Pranova me kënaqësi dhe duke e dëgjuar, mbaja shënimet e mija me një shkrim të shpejtë që vetëm unë e kuptojë dhe kjo ndodhë sa herë që nuk dua të ndërpres rrëfyesin, për të mos më shpëtuar asnjë detaj. Një histori e gjatë, vërtetë shumë interesante dhe me vlera për ta hedhur në letër, për t’ia sjellë lexuesit në një shkrim tjetër. Por më poshtë, po sjell vazhdimësinë e bisedës me kujtimet e saj mbresëlënëse, ku përshkruan disa nga vështirësitë që u përjetuan nga sistemi i kaluar.

Edhe pse të dy familjet e çiftit Kalemi i kishin dhënë dëshmorë LANÇ-re, mbas çlirimit të vendit nuk patën ndonjë privilegj, ashtu siç patën disa familje të tjera të veteranëve të luftës. Në qytezën e Memaliajt, për një periudhë kohe, kanë banuar te shtëpitë e ulta, ku ka qenë më parë Tahir Kallëmbi. Më vonë, banuan në një dhomë të madhe tek hyrja që banoi familja e Sherif Ismailatit, hyrje kjo, që më pas u vendos me banim familja e Novruz Llakajt. Në atë kohë ishte shumë problem strehimi e sidomos familjet me shumë fëmijë. Aq keq ishte, saqë familja Kalemi banonte e shpërndarë në dy dhoma, ku secila ishte në dy pallate dykatëshe të ndryshme. Një dhomë e kishim tek pallati dykatësh tek hyrja e Sotir Kanos dhe dhomën tjetër e kishin tek hyrja e mesit, e cila ishte me tre dhoma dhe një banjë, ku banonin në secilën dhomë nga një familje. Në një ishte familja e Rustem Gumës, tjetra e Sherif Ismailatit, dhe në tjetrën, ajo e familjes së Qemal Kalemit.

Në vazhdim nënë Këzja shprehet: “Duke parë që familja e Zengjine Ismailatit ishte shumë ngushtë, i thash që t’i jap dhomen time që kam më të madhe dhe të strehoheshin shumë mirë aty. Pastaj unë mora zgjerim të plotë në hyrjen lindore tek i njëjti pallat i gurtë dykatësh, ku komshinj patëm për një kohë të gjatë, Siri Bijon dhe Thodhori Dushin, me të cilët kemi shkuar si një familje; Kemi kaluar aq mirë, saqë portat i mbanim hapur dhe me një harmoni e respekt të veçantë. Dhomën time e mori Rustem Guma pasi edhe ai ishte shumë ngushtë. Zengjinja, përseri ngeli ngushtë me një dhomë dhe më 6 maj të vitit 1972, mori një apartament në kat të dytë tek pallati i parë katërkatësh me tulla, që po ndërtohej në Memaliaj. Mbaj mend se në atë kohë, pallati mbante numrin e godinës Nr. 97. Pallati ishte në qendër, mbas pallatit të kinezëve, pasi atje banonin specialistët kinezë. Ndërsa tek dykatëshja që ishim të tre familjet, para se të ikja: në kat të dytë, mbi hyrjen e Myslim Nurkës banonte familja e Nezos dhe Namik Çaushit. Namiku punonte normist në minierë, Nezua edukatore, ndërsa djali i tyre Kastrioti Caushi, që më vonë u bë edhe aktor i famshëm, ishte vetëm 7- vjeç. Babai i tij Namiku, u ngrit në detyrë dhe kaloi me punë në Tepelenë, ku bëri të mundur që të tërhiqte edhe familjen e tij. Pak më tutje, kemi patur komshinj familjet e Dilaver Zhupës. Sami Nanajt, Islam Vrenozit dhe familjen Todhe. Me të gjithë kemi shkuar shumë mirë.

Për të punuar; si fillim kam punuar në fermë, pastaj në ndërtimin e pallateve me gurë në qendër; më pas si arganiste në Sektorë të 3-të në minierë, tek shpërndarja e qumështit që u jepej falas minatorëve, para se të futeshin e dilnin nga thellësitë e nëntokës. Më vonë punova në “Fabrikën e Pasurimit të Qymyrgurit”, dhe më pas, tek motorat që vinin në punë kompesorët që furnizonin me ajër të komprimuar galeritë dhe puset e minierës. Mbaj mend që tek rrotulluesja e shkarkimit të vagonave me bazë kanë punuar Zengjine Ismailati, Xhikë Ajazi, Kalipso Sotiriu, Xhire Molla, Hane Zhupa, Qerime Arapi, …etj, dhe mblidheshim në një barakë ku ngroheshim, hanim bukë sipas turneve, thanim pecet dhe xhaketat e lagura”.

Me familjen Kalemi, jo vetëm prindërit e mij, por edhe ne si fëmijë kemi patur gjithmonë marrëdhënie shoqërore shumë të mira të cilat i ruajmë edhe sot. Nga disa kartolina urimi për vitin 2001 që u kam dërguar të afërmve, miqve, shokëve dhe disa bashkëqytetarëve të mi, ishte edhe ajo drejtuar veteranit të minierës Qemal Kalemit dhe familjes së tij, kartolinë kjo që ende e ruan xha Qemali dhe përgjatë bisedës e solli në kujtesë, në shenjë mirënjohje.

Përgjatë bisedës shumë të gjatë, por edhe pak të lodhshme për moshën e tyre, pasi erdhi nga natyra dhe kurioziteti im, për të mësuar më shumë nga jeta, si në vendlindjet e tyre, por edhe në Memaliaj, i pyeta edhe për fëmijët dhe familjet e tyre. Familja Kalemi ka gjashtë fëmijë. Ata quhen: Lulëzime, Skënder, Tefta, Besnik, Marjana dhe Vasili. Të gjithë i njohë për bashkëqytetar të mrekullueshëm që gëzojnë respektin edhe të bashkëqytetarëve të tjerë. Ata kanë punuar me përkushtim dhe kanë dhënë kontributin e tyre, në çdo fushë të jetës që ata kanë punuar.

Lulëzimia ka punuar mekanike në Parku e Mallrave të qytetit Memaliaj. Ndërsa Skënderi, pasi mbaroi gjimnazin në vitin 1985-së me mesatare 9.2, fitoi të drejtën e studimit për të vazhduar studimet e larta në Ministrinë e Punëve të Brendshme dega-Polici. Me kryerjen e studimeve të larta dhe diplomimin e tij, u emërua zv. Shef policie për shërbimet në D.P.Brendshme Tepelenë. Më pas, emërohet drejtor i burgut Tepelenë dhe në vitin 1993, është trasferuar në Drejtorinë e Policisë Hetimore në Ministrinë e Brendshme, ku ka kryer detyra të ndryshme dhe në vitin 1996-të u emërua shef i Policisë Kriminale në Degën e Durrësit, me gradën Major. Në vitin 1998-të, emërohet Shef i Komisariatit Lushnjë me gradën Nënkolonel. Ndërsa në vitin 2000 e emërojnë Drejtor të Policisë së qarkut Lezhë, ku ka marrë gradën Kolonel, sot Drejtues i Parë. Në vitin 2001 punon pedagog. Në vitin 2007-të, punon avokat pranë dhomës së avokatisë Tiranë. Në vitin 2009-të, emërohet drejtues teknik për sigurinë e HEC-eve të vendit, pranë KESH-it. Në vitin 2013-të, emërohet drejtor i krimeve në Departamentit e Sigurimeve Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në Maj të 2017-ës, emërohem profesor në Fakultetin e Hetimit dhe Sigurisë në Akademinë e Sigurisë Tiranë, ku vazhdoi të punoj aty në detyrën e Shefit të Departamentit të Formimit të Vazhdueshëm me gradën Drejtues i parë. Tefta ka punuar shitëse metrazhesh, tek Mapua Industriale e Memaliajt, në atë kohë

Me Besnikun, kemi qenë shokë klase për katër vjet, në 8-vjeçare. Ishte klasa e parë sportive e futbollit për qytetin e Memaliajt, dhe Besniku shkëlqente si mesfushor me tipare sulmuesi, jo vetëm për teknikën e tij, por edhe si një njohës i mirë i portës, ku ai shënonte edhe gola. Ai nuk vazhdoi të luante me ekipet zinxhirë, pasi shkoi në kryeqytet, për të vazhduar studimet e larta në Akademinë Ushtarake, Pasi diplomohet, në vitin 1990-të, emërohet komandant baterie artilerie, në Durrës. Më pas, ka punuar në Gardën e Republikës, duke shërbyer pranë personaliteteve, kryesisht në Kryeministri tek paradhoma e kryeministrit. Pastaj emigroi në Itali me familjen dhe aktualisht jeton familjarisht në Gjermani. Për shumë vjet në kryeqytet i kishte kryer studimet e larta edhe i vëllai i tij Skënderi. Mariana ka punuar infermiere tek konsultorja e kohës në Memaliaj. Me Vasilin takohemi shpesh, pasi jemi edhe bashkëqytetarë të Nju Jorkut dhe jetojmë në të njëjtën lagje.

Vëllezërit, Vasil, Skënder dhe Besnik Kalemi.

Përgjatë një atmosfere të shkëlqyer, si miq të vjetër të prindërve tanë dhe prindër të shokëve tanë, gjithashtu edhe një ndër familjet e vjetra memaliote dhe veteranë të minierës; nga mosha që kishim përballë tyre, u përjetua si takim brezash, ku ata trashëgonin kujtimet dhe mbresat e tyre, dhe ne i arshivonim duke i dëgjuar me vëmendjen më të madhe. Këtë atmosferë rrëfimesh, e ndërprisnin shpesh edhe dollitë që ngrinim për njëri-tjetrin dhe familjet tona. Besoj se shumë prej kujtimeve të tyre, që nuk i solla në këtë shkrim, janë të vlefshme për t’i përfshirë edhe nëpër shkrimet e tjera që do të vijojnë. Të dy, si xha Qemali, por edhe nënë Këzja, na mrekulluan. Ata janë një pasuri më vete, pasi janë të brezi të hershëm, që kanë përjetuar vitet para, përgjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, sistemin e kaluar dhe ende trazicionin e stërzgjatur dhe tejet të lodhshëm.

Të dy veteranët e minierës së Memaliajt, Këze dhe Qemal, bashkë me familjen e tyre, si një ndër familjet e vjetra të këtij qyteti, do të kujtohen gjithmonë për kontributin e tyre që kanë dhënë që në fillimet e minierës, themelimin e qytetit tonë dhe në fusha të ndryshme ku kanë punuar dhe ende punojnë edhe fëmijët me trashëgimtarët e tyre.

I urojmë të dyve: pleqëri të shëndetshme, jetë sa më të gjatë dhe të jenë të rrethuar gjithmonë me përqafimet e stërnipërve dhe të stërmbesave të tyre!

*New York City