Bota Një tërmet i fuqishëm trondit Turqinë

Një tërmet i fuqishëm trondit Turqinë

Një tërmet me magnitudë 5.7 Rihter ka goditur pasditen e së enjtes Turqinë duke shkaktuar panik te banorët e zonës të cilët janë larguar me shpejtësi nga shtëpitë e tyre dhe kanë dalë në rrugë.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 23 kilometra në juglindje të qytetit Marmaraereğlisi në një thellësi prej 67 km.

Deri tani nuk raportohet për dëme apo të lënduar nga tërmeti i fuqishëm, por për rreth 30 minuta pas tij janë regjistruar dhe 11 paslëkundje të tjera.