Kuriozitete Një tjetër studim i çuditshëm: Duhanpirësit më pak të prekur nga Covid-19

Një tjetër studim i çuditshëm: Duhanpirësit më pak të prekur nga Covid-19

Studiuesit italianë kanë zbuluar më shumë prova që duhanpirësit janë më pak të rrezikuarit nga koronavirusi i ri.

Më pak se pesë përqind e 441 pacientëve që janë shtruar në një nga spitalet e Italisë, pasi ishin prekur nga Covid-19, ishin duhanpirës. Shkencëtarët e përshkruanin atë si një numër shumë të ulët, duke pasur parasysh që një e katërta e popullsisë është e varur nga konsumimi i cigares.

Kjo gjë tregon se duhanpirësit të kenë më pak të ngjarë të preken nga sëmundja, një teori kjo që është e shfaqur edhe nga një sërë studimesh globale.

Sipas provave ka ndodhur diçka tjetër. Pasi duhanpirësit kanë qenë në spital, ata kanë parë që sëmundja e tyre ka përparuar me shpejtësi duke i çuar ata në prag të vdekjes. Studimi i ri zbuloi se gjysma e duhanpirësve të infektuar, vdiqën krahasuar me 35 për qind të pjesës tjetër të pacientëve. Ekspertët po përpiqen të kuptojnë këtë fenomen të çuditshëm.

Nga 28 studime të analizuara, ka rezultuar se pesë për qind e pacientëve të shtruar në spitale të ndryshme ishin duhanpirës. Pavarësisht kësaj, ekspertët e shëndetit në Britaninë e Madhe dhe në SHBA u bëjnë thirrje njerëzve që të ndalojnë konsumimin e duhanit për të mbrojtur veten nga virusi.

Studimi italian i udhëhequr nga Nicola Gaibazzi analizoi pacientët që ishin shtruar në spitalin e Parmas, në Italinë Veriore. Informacioni në lidhje me pirjen e duhanit është marrë nga të dhënat mjekësore dhe janë bërë përpjekje për të kontaktuar drejtpërdrejt pacientët ose të afërmit e tyre për konfirmim. Hulumtimet e mëparshme mbi këtë temën kanë qenë të mangëta dhe studiuesit kanë pranuar se të dhënat mungonin.

Studimi i ri tregoi se në përgjithësi, vetëm 21 pacientë (4.8 për qind) ishin duhanpirës aktivë, që është disproporcionale krahasuar me 24 për qind të popullatës. Nga grup i personave që u studiua, i cili kishte një moshë mesatare 71 vjeç, rreth 35 për qind vdiqën. Burrat dhe pacientët me sëmundje të zemrës ishin më të rrezikuar. Këta persona përbënin rreth 85 për qind të të vdekurve, duhanpirësit 6 për qind, ndërsa ish-duhanpirësit 9 për qind.

Mekanizmat themelorë që mbrojnë potencialisht duhanpirësit nga Covid-19 nuk është ende i qartë. Por një teori e thënë nga shkencëtarët është se nikotina zvogëlon receptorët ACE-2, të cilat janë proteina me të cilat lidhet virusi në trup e më pas infekton qelizat.

Gaibazzi ka teorinë e tij. Ai mendon se ekspozimin ndaj tymit të cigareve dhe kimikatet e tij dëmtojnë sistemin imunitar të trupit me kalimin e kohës, i matur me tregues të ulët inflamator. Prandaj, kur duhanpirësit janë të infektuar me një virus si SARS-CoV-2, sistemi i tyre imunitar është më tolerant dhe nuk reagon shumë.

Nga ana tjetër, personat që nuk pijen duhan mund të jenë më të prirur për t’u prekur më shumë nga koronavirusi i ri, pasi ndodh procesi i njohur si “stuhia e cikotinës”. Mjekët kanë thënë më parë se shpesh është reagimi i trupit ndaj virusit, sesa vetë virusit, që luan një rol të madh në gjendjen e një personi.

“Studimi aktual është i dobishëm pasi sugjeron që duhanpirësit kanë lloj mekanizmi mbrojtës nga infeksioni simptomatik SARS-CoV-2,” shpjegoi Grabiazzi.

Një përmbledhje e studimeve shkencore nga akademikët e universitetit College në Londër, zbuloi gjithashtu se proporcioni i duhanpirësve në mesin e pacientëve të prekur ishte më i ulët nga sa pritej. Por kadhe një fakt tjetër që ndikon. Studiuesit pranojnë se spitalet me siguri nuk e regjistrojnë statusin e pacientëve nëse janë duhanpirës apo jo, sepse potencialisht janë shumë të zënë dhe pacientët arrijnë në gjendje shumë të rëndë për t’u përgjigjur.

“Përkundër këtyre paqartësive, krahasuar me vlerësimet kombëtare të prevalencës, nivelet e regjistruara të duhanpirësve aktual ishin përgjithësisht më të ulëta nga sa pritej,” shkruan autorët e studimit./Daily Mail