Extra “Një tmerr“! Aktorja e famshme tregon si xhiroi skena intime në sy...

“Një tmerr“! Aktorja e famshme tregon si xhiroi skena intime në sy të të shoqit!

Është një prej “problemeve“ të profesionit: skenat e zhveshjes dhe ato intime janë të zakonshme në Hollywood, por aspak të thjeshta për shumë aktore. Në fund megjithatë u duhet të mësohen, sepse janë pjesë e punës dhe përgjithësisht, nuk e shmangin dot.

Por siç tregoi Julianne Moore, të xhirosh skena të tilla në sy të bashkëshortit, është tmerri më i madh!

Ajo kaloi momente tepër të vështira me xhirimin e filmit “After the Wedding“, ku duhet të interpretonte skena të kësaj natyre, e ku regjisori ishte bashkëshorti i saj, Bart Freundlich. Një përvojë shumë e keqe, e që padyshim nuk i ka pëlqyer as asaj, e as të shoqit, por siç tha dhe vetë aktorja “kjo është puna jonë dhe duhet ta bëjmë, s’kemi ç’të bëjmë“!