Kuriozitete Një ulje historike kineze në Hënë: Roboti do sjellë dy kilogramë shkëmb...

Një ulje historike kineze në Hënë: Roboti do sjellë dy kilogramë shkëmb hënor në Tokë

Autoritetet kineze thonë se anija kozmike Change-5 ka hyrë me sukses në orbitën hënore dhe po përgatitet të ulet si pjesë e një misioni historik në satelitin natyror të Tokës.

Agjencia Kombëtare e Hapësirës e Kinës (CNSA) tha se anija robotike hyri në orbitën e Hënës pas 112 orësh fluturimi dhe uli shpejtësinë e saj pa ndonjë problem, i cili është hapi i parë në përgatitjen për ulje.

Në deklaratë thuhet se priten disa manovra të tjera para se të ulen në sipërfaqen e Hënës.

Anija kozmike përbëhet nga katër module, duke përfshirë një modul për hyrjen në orbitën e Hënës, një modul uljeje, një SUV robotik dhe një modul për ngritjen nga Hëna.

Plani është që roboti të gërmojë me dorë gati dy metra nën sipërfaqe dhe të sjellë afërsisht dy kilogramë shkëmb nga Hëna në Tokë.

Anija kozmike është planifikuar të kthehet në Kinë pas 23 ditësh, pra në mes të dhjetorit.

Kina do të hynte kështu në shoqërinë e SHBA dhe Rusisë, të cilat arritën të realizonin misionet e sjelljes së mostrave nga Hëna, dhe kjo do të ishte e para e tillë që nga vitet 1970.