Aktualitet Një veprim i Bashkisë së Tiranës që duhet përshëndetur

Një veprim i Bashkisë së Tiranës që duhet përshëndetur

Gjatë punimeve për restaurimin e rrugës

Janë të shpeshta rastet kur ankesat e qytetarëve për problemet e tyre infrastrukturore nëpër zonat ku banojnë nuk marrin vëmendjen e duhur. Por sot do të tregojmë të kundërtën.

Banorët e rrugës “Xhemal Sheh Abazi” në zemër të Tiranës denoncuan para disa ditësh gjendjet skandaloze të rrugës së tyre, që bëhej e pakalueshme në rastet kur kishte reshje shiu.

Si ishte rruga
Gjendja skandaloze e rrugës “Xhemal Sheh Abazi”

Pas ankesës së tyre, Bashkia e Tiranës, nën vëmendjen edhe të deputetit Ervin Bushati ka nisur sot restaurimin e kësaj rruge që ishte kthyer në një makth për banorët.

Banorët e kanë përshëndetur veprimin e bashkisë, ndërsa vënë në dukje se shpresojnë që rruga të restaurohet sipas standardeve siç e meriton çdo rrugë e kryeqytetit.

Gjatë punimeve për restaurimin e rrugës
Gjatë punimeve për restaurimin e rrugës
Gjatë punimeve për restaurimin e rrugës
Gjatë punimeve për restaurimin e rrugës
Gjatë punimeve për restaurimin e rrugës