Aktualitet Një viktimë dhe 553 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e...

Një viktimë dhe 553 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Një 72-vjeçar, i pavaksinuar ka humbur jetën për shkak të COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë tha se në 1433 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 553 qytetarë, në këto bashki: 311 në Tiranë, 33 në Fier, 28 në Durrës, 15 në Sarandë, 14 në Vlorë, 13 në Lushnje, nga 11 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Krujë, Kavajë, 10 në Divjakë, 9 në Gjirokastër, nga 7 qytetarë në Kamëz, Kurbin, 6 në Vorë, 5 në Patos, nga 4 qytetarë në Himarë, Korçë, Elbasan, nga 3 qytetarë në Rrogozhinë, Roskovec, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Pukë, Tropojë, Dibër, Bulqizë, Klos, Mallakastër, Delvinë, Përmet, Tepelenë, Pogradec, Kuçovë, Skrapar, Poliçan, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Mirditë, Shijak, Mat.

Në të gjithë vendin janë 2 888 qytetarë aktivë me COVID-19.