Opinione Një virus i vetëm i vuri në sprovë të gjithë

Një virus i vetëm i vuri në sprovë të gjithë

Sa herë që pasuria dhe pabarazia e të ardhurave arrijnë në nivele alarmante, shfaqet një fuqi shkatërruese për të provuar dhe për të arritur ekuilibrin e nevojshëm

Onur Kanan 

Nëse dikush do të kishte parashikuar disa muaj më parë shtimin e kontrolleve kufitare, anulimin e shumicës së fluturimeve ndërkombëtare, mbylljen e shkollave dhe boshatisjen e rrugëve të qyteteve me miliona njerëz në tremujorin e parë të vitit 2020, njerëzit do të kishin quajtur “të çmendur”.

Kjo ndodh kryesisht sepse, edhe pse institucionet, shtetet dhe sistemet e tanishme ekonomike dhe sociale kishin problemet e tyre kronike, në sipërfaqe shumë gjëra dukeshin në rrugën e duhur, njerëzit duke rritur të ardhurat e tyre, vendet rrisnin Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) dhe natyrisht, globalizimi duke qenë në kulmin e forcës, çonte në një lidhje gjithnjë e më të madhe.

Por, e pamundura u bë e mundur në javët e fundit, e cila rezultoi se të jetosh në afërsi me njëri-tjetrin dhe të jesh më i lidhur se kurrë nuk është gjithmonë gjëja më e mirë që të kesh për shkak të “efektit flutur” të globalizmit, një term i nxjerrë nga profesori Ian Goldin, ekspert i globalizimit dhe zhvillimit.

Me shpërthimin e sëmundjes së koronavirusit të ri (COVID-19) në Kinë në fund të vitit 2019 dhe përhapjen e shpejtë të saj në pjesën më të madhe të botës, ne po përballemi me një kohë shqetësimi shumë të rrallë, në rrjedhë e sipër dhe të paqëndrueshme. Gjërat që dukeshin domethënëse për vendet vetëm disa javë më parë nuk janë më tema të zakonshme të diskutimit.

Tensionet midis Iranit dhe SHBA-së, problemet energjetike dhe të sigurisë në Mesdheun Lindor, kriza e refugjatëve në Siri dhe shumë pjesë të tjera të botës, kërcënimi bërthamor nga Koreja e Veriut dhe shumë ngjarje të tjera as që janë përfshirë në faqet e para të gazetave. Përhapja e shpejtë e virusit ka ndryshuar rrënjësisht axhendën globale dhe tashmë duket sikur po jetojmë në një botë apokaliptike.

Ne kemi vërejtur një ndryshim drastik nga modelet e punës dhe sjellja e konsumatorit deri në sistemet e edukimit dhe sjellja sociale. Njerëzit kanë filluar të mbajnë maska, të grumbullojnë produkte thelbësore të ushqimit dhe higjienës, të anulojnë tubimet publike dhe planet e udhëtimit dhe të punojnë nga shtëpia, duke përmendur vetëm disa nga masat e ndërmarra. Njerëzit fillimisht vendosën të ndërmarrin vetë këto masa ose u këshilluan me forcë nga qeveritë e tyre, por me situatën që shpejt doli jashtë kontrollit, vendet filluan të imponojnë bllokime mbarëkombëtare deri në njoftimin e mëtejshëm.

Ndërsa distanca shoqërore, shmangia nga turmat dhe vetë-izolimi janë bërë zakone normale të reja për shumë njerëz, shtrëngimi i duarve dhe përqafimi shihen si gjëra të tmerrshme dhe shmangen sa më shumë që të jetë e mundur. Në fillim, njerëzit që përdorin maska dhe të cilët bënë çmos për të shmangur kontaktin fizik me të tjerët, për ta thuhej se ia mbanin lart. Por, derisa koha kalonte, ndjenja e margjinalizimit u zhduk, ku gjithnjë e më shumë njerëz ndjenin të njëjtën kërkesë për të mbrojtur veten nga bota e jashtme. Pra, nuk do të ishte e gabuar të parashikosh që edhe pasi të mbarojë e gjithë kjo, njerëzit do të vazhdojnë të ruajnë këto ndryshime në sjelljen e tyre shoqërore.

Por, ndryshimet të cilat me gjasë do të ngelin edhe më fort janë duke u zhvilluar në mjedisin ekonomik dhe modelet e punës. Megjithëse, disa besojnë se rrethanat e zakonshme të biznesit do të fillojnë pasi të ketë shkuar virusi, duhet të pranohet se ka pasur zëra të heshtura për ndryshime prej sa kohësh deri më tani dhe kjo krizë globale shëndetësore mund t’u japë mundësi njerëzve për të ngritur zërin e tyre deri ku kanë nevojë.

Sa herë që pasuria dhe pabarazia e të ardhurave arrijnë në nivele alarmante, shfaqet një fuqi shkatërruese për të provuar dhe për të arritur ekuilibrin e nevojshëm. Duke besuar se periudhat e shkruara nga paqja e përgjithshme, por në të cilat pabarazia u rrit në mënyrë dramatike u ndërprenë nga tronditjet më të fuqishme gjatë historisë, historiani i Stanford, Walter Scheidel përmend katër thyerje të dhunshme si nivelizues të pabarazisë – lufta për mobilizimin masiv, revolucioni transformues, dështimi i shtetit dhe pandemitë vdekjeprurëse – në libri i tij Nivelizimi i Madh (The Great Leveler): Dhuna dhe Historia e Pabarazisë nga Epoka e Gurit deri në shekullin 21. Ai i përmend si “Katër Kalorësit e Nivelimit” duke iu referuar “Katër Kalorësve të Apokalipsit”.

Në mesin e këtyre katër nivelizuesve të pabarazisë, sot do të shohim ndikimet sociale dhe ekonomike të një pandemie bashkëkohore, e cila ka fuqinë për të ndryshuar ekuilibrin e punës, kapitalit dhe marrëdhëniet e furnizimit dhe kërkesës. Edhe pse hendeku midis vendeve të zhvilluara dhe vendeve në zhvillim është ulur që nga Lufta e Dytë Botërore, nivelet e pabarazisë brenda vendeve kanë arritur nivele kulmore dhe kriza financiare 2008-2009 zgjeroi hendekun midis fituesve dhe humbësve.

Scheidel vëren se ashtu si pasuria e aristokratëve më të pasur në Perandorinë Romake ishte e barabartë me rreth 1.5 milionë herë më shumë se të ardhurat mesatare vjetore për frymë në vend, ne shohim gati të njëjtin raport kur krahasojmë, për shembull, pasurinë e Bill Gates dhe të ardhurat mesatare të një qytetari amerikan sot. Ne kemi ardhur edhe një herë në “atë” pikë ku një për qind e më të pasurve të botës zotëron më shumë se gjysmën e pasurisë së botës. Sipas Raportit të Azhurnimit të të Ardhurave të lëshuara nga OECD në vitin 2016, koeficienti Gini, i cili mat shpërndarjen e të ardhurave të disponueshme të familjeve dhe varfërisë, arriti në 0,318 në vitin 2014 në një shkallë globale, duke përfaqësuar nivelin më të kartë të gjitha kohërave që nga vitet e ’80-ta.

Rezultatet ekonomike të kësaj pandemie të re mund të vlerësohen në nivele makro dhe mikro. Në nivelin makro, tregjet globale dhe traditat e prodhimit do të përballen me një goditje të fortë dhe pothuajse asnjë vend nuk do të mbetet i paprekur. Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin parashikon se virusi i ri ka gjasa t’i kushtojë ekonomisë globale 1 trilion dollarë në vitin 2020 [2]. Megjithatë, ekonomitë e SHBA-së, vendeve evropiane, Japonisë dhe Kinës, të cilat janë ekonomitë më të mëdha dhe tashmë janë prekur negativisht nga lufta tregtare SHBA-Kinë dhe procesi rraskapitës i Brexit-it, do të pësojnë një goditje shumë më të rëndë për shkak të ndërprerjeve globale të zinxhirit të furnizimit.

Në këto kohë të paqëndrueshme, çdo hap në jetë bëhet më i varfër dhe humbje parash, por të pasurit gjithmonë kanë më shumë për të humbur. Pra, nuk do të ishte e gabuar të thuash se zinxhirët e furnizimit dhe zakonet globale të prodhimit do të ridizajnohen në nivelin makro drejt zvogëlimit të pabarazisë.

Në nivelin mikro, punonjësit që duhet të jenë fizikisht të pranishëm në vendet e tyre të punës dhe të kalojnë orët e tyre, u jepen aq pak nga një sistem që mat cilësinë e punës së tyre bazuar në pagesën e orëve të tyre. Gjenerata e re pyet pse ata arrijnë më pak se prindërit e tyre dhe nuk kanë mundësi të blejnë një shtëpi edhe pse në shumicën e rasteve ata patën arsim më të mirë dhe kanë mundësi më të mëdha në krahasim me paraardhësit e tyre. Ideja ishte që teknologjia e avancuar do të nënkuptojë më pak punë, duke u dhënë punonjësve më shumë kohë të lirë, por e vërteta doli e kundërta e kësaj, ashtu siç theksoi autori William Gibso: “E ardhmja tashmë është këtu – thjesht nuk është shpërndarë shumë në mënyrë të barabartë”.

Për shembull, 57 për qind e pushimit nga sëmundja në Britani të Madhe në periudhën 2017-2018 u shkaktua për shkak të stresit të lidhur me punën, ankthit ose depresionit, kurse 44 për qind prej tyre ishin të shkaktuara nga presioni i ngarkesës së punës, ndërsa kishte mbi 2.000 vdekje nga puna dhe vetëvrasje të lidhura me punën vetëm në Japoni në vitin 2018.

Modelet ekonomike të shekullit të 20-të kanë arritur në një pikë ku ata vetëm se kanë thelluar hendekun e pabarazisë duke përkeqësuar kushtet çnjerëzore të punës në nivele makro dhe mikro. Disa tashmë kishin filluar të ngrenin zërin dhe të shikonin për alternativa shumë kohë para shpërthimit të virusit. Njerëzit kurrë nuk ishin në gjendje të shfrytëzonin plotësisht përfitimet e teknologjisë së avancuar dhe internetit siç ishin premtuar dhe pa marrë parasysh sa shumë punojnë dhe sa kërkojnë, pabarazia ka vazhduar të rritet.

Përveç një pakice që shijoi përfitimet e teknologjisë me telefonat e mençur dhe makinat që shkëlqenin, njerëzit e rëndomtë kanë gjithnjë e më pak kohë për argëtim dhe gjithnjë e më pak para për të shpenzuar. Por, pavarësisht kësaj, nëse një individ, grup ose union i caktuar do të kishte sugjeruar kohë më parë se puna nga shtëpia mund të ishte një opsion, aktorët e vendosjes së rendit do të kundërshtonin fuqishëm këtë, ashtu siç bënë shumë me idenë e një jave pune katër-ditore me ndërrime gjashtë-orëshe të propozuara nga kryeministrja e re e Finlandës, Sanna Marin disa muaj më parë. Megjithatë, sot kërkesa nuk vjen nga njerëzit; çuditërisht, vetë shtetet po i detyrojnë njerëzit të punojnë nga shtëpia.

Bllokimet e shkaktuara nga virusi sot na lejojnë të themi se shumë njerëz mund të punojnë nga shtëpia dhe shumë punë mund të bëhen nga distanca falë Internetit. Dhe, kjo është një situatë e favorshme sepse përderisa punonjësit nuk duan të lëvizin çdo ditë dhe të godasin orën në tryezën e tyre, punëdhënësit do të kursejnë pajisje, hapësirë ​​dhe shërbime për ata që me të vërtetë duhet të jenë fizikisht të pranishëm në vendin e punës në krahasim me çdo punonjës të vetëm. Korporatat dhe shtetet mund të mos jenë në gjendje të ruajnë shifrat e tyre të rritjes, por mbase nuk duhet të ndodhin në këto rrethana. Ndoshta duhet të ndryshojnë edhe parametrat me të cilët matet rritja, PBB-ja, pasuria dhe shifrat e tjera ekonomike. Ndoshta duhet të llogariten standardi i jetesës dhe mirëqenia e shoqërive.

Ne nuk e dimë se si do të mposhtet virusi dhe si do të përfundojë e gjithë kjo në këto rrethana të pasigurta, por shtetet dhe kompanitë tashmë kanë filluar të ribëjnë dhe ridizajnojnë modelet aktuale të biznesit. Lufta e Parë Botërore formoi atmosferën ekonomike të shekullit të 20-të, institucionet e së cilës u konsoliduan nga Lufta e Dytë Botërore. Tani jemi në gjendje të dëshmojmë ndikimet e një pandemie në ekonominë makro dhe të nivelit mikro në tremujorin e parë të shekullit 21.

Qeniet njerëzore janë jashtëzakonisht adaptues ndaj ndryshimit të ambienteve të tyre dhe nuk hezitojnë të lënë atë që kanë tani për ato që do të bëhen më të mira pasi të jenë të disponueshme. Do të ishte e gabuar të prisnit që këto ndryshime të ndodhin brenda natës menjëherë pas shpërthimit, por është e sigurt se kur të hiqet pluhuri, mund të jetë shumë e vështirë që t’u marrësh përsëri atë që u është dhënë njerëzve, të cilët kishin ngritur dyshime duke sfiduar sistemet e vendosura tashmë.

Autori është studiues dhe koordinator në Qendrën e Kërkimeve të TRT World/ Anadolu Agency (AA).