Extra Njerëzit kreativë dhe artistët flenë më shumë, por kanë cilësi të dobët...

Njerëzit kreativë dhe artistët flenë më shumë, por kanë cilësi të dobët gjumi

Gjumi është një pjesë e rëndësishme e jetës së çdokujt prej nesh.

Por a ekziston një lidhje mes gjumit, cilësisë dhe orëve të tij dhe kreativitetit?

Si është rutina e gjumit të një artisti?

Të njëjtën gjë e kanë marrë në shqyrtim studiuesit të cilët vëzhguan zakonet e gjumit të 30 studentëve në universitet në Izrael, dhe krahasuan ata që studionin për arte vizuale me ata të shkencave sociale.

Pjesëmarrësit u monitoruan për 5 ditë dhe u analizua tërësia e faktorëve që ndikonte.

Për të analizuar aspektet e kreativitetit, ata bënë 2 teste të veçanta. Për kreativitetin vizual, ju dha një fletë me 40 rrathë dhe ata duhet të vizatonin për 10 minuta çfarëdo i shkonte në mendje. Për kreativitetin verbal, ata duhet të gjenin përdorime jo të zakonshme të kanaçeve për 10 minuta dhe t’i shkruanin në një fletë.

Përfundimi?

Kreativiteti i lartë vizual lidhej me cilësinë e dobët të gjumit, ndërkohë që kreativiteti i lartë verbal kishte të bënte me orë më të gjata gjumi, dhe rënia për të fjetur në orë më të vona.

Gjithashtu, studimi zbuloi se ata që studionin arte flinin më shumë dhe më vonë, por kishin një gjumë të dobët krahasuar me ata që studionin shkenca sociale.