Aktualitet Njëri dhunon kunatën, tjetri kërcënon se do të vrasë babanë, arrestohen nga...

Njëri dhunon kunatën, tjetri kërcënon se do të vrasë babanë, arrestohen nga policia

Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga dy persona për dy ngjarje të ndara me njëra-tjetrën, pasi akuzohen për dhunë në familje.

Bëhet e ditur se shtetasi me inicialet R.Ç. 32 vjeç është vënë në pranga nga policia e Tiranës. Ai dyshohet se në banesën e tij ka kanosur me jetë babanë e tij, si dhe i ka kërkuar para duke ushtruar dhunë psikologjike.

Ndërkohë, në një tjetër rast është vënë në pranga shtetasi G. M., 31 vjeç, banues në Tiranë. Sipas policisë, ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij.

Këto dy arrestime vijnë vetëm dy ditë pas ngjarjes tragjike në Paskuqan, ku Erdet Çapoku vrau me mjete të forta kunatën e tij.