Sport “Njëri nuk ka fituar asgjë, tjetri blen çdo gjë”; Mourinho “masakron” Klopp...

“Njëri nuk ka fituar asgjë, tjetri blen çdo gjë”; Mourinho “masakron” Klopp dhe Guardiolën

José Mourinho ende vazhdon të nisë shigjeta drejt Premier League, disa muaj pas shkarkimit të tij nga Manchester United. Portugezi shfrytëzoi disfatën e Liverpool kundër Barcelonës në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për të sulmuar punën e Jurgen Klopp, por edhe të Pep Guardiolës: “Unë do të doja të shkoja në një klub dhe të jem në gjendje të bëj, për shembull, atë që bëri Jurgen dhe Pep.

Nëse shikoni ekipin, me të cilin e filloi ndeshjen sonte Liverpool, sa lojtarë ishin aty, para se të arrinte Klopp? Pep nuk ishte i kënaqur me katër mbrojtësit që gjeti te Manchester City dhe në të njëjtën verë bleu katër të rinj, që i pëlqente. Bleu edhe Claudio Bravo, por nuk ishte i kënaqur me të, ndaj sezonin e ardhshëm mori Ederson”.

Mourinho vazhdoi ta krahasojë veten me rivalët e tij trajnerë, këtë herë duke folur për mungesën e durimit në “Old Trafford”, krahasuar me mjedisin e Klopp te Liverpool: “Jurgen është në këtë klub, edhe pse nuk ka fituar asgjë për tri vite e gjysmë. Ai ka ende ka besimin e klubit dhe kushtet për të ecur përpara.

Këtë sezon ka një mundësi të madhe për të fituar diçka. Do të ishte hera e parë, që Klopp dhe Liverpool fitojnë një titull. Përpara se të vendos për punën time të ardhshme, nuk do të filloj asnjë bisedë me ndonjë klub, pa e ditur se çfarë dëshiron dhe çfarë ofron, përsa i përket strukturës dhe objektivave”.