Kryesore Njeriu i Erdoganit në Tiranë për 500 banesat: Për 6 muaj, gati...

Njeriu i Erdoganit në Tiranë për 500 banesat: Për 6 muaj, gati çelësat

Turqia dha një tjetër garanci për ndërtimin e menjëhershëm të 500 banesave të premtuara për të pastrehët e tërmetit. Ishte ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit Murat Kurum, i cili erdhi në Shqipëri pikërisht për ta nxitur projektin gjigand, kur tha se nëse puna do të nisë në fund të muajit janar, atëherë brenda 6 muajve do u dorëzojnë të prekurve nga tërmeti çelësat e shtëpisë së re.

“1500 çadra i kemi vendosur në dispozicion të shtetit shqiptar. 500 banesat nëse i fillojmë në fund të janarit në përshtatje me kulturën tuaj të jetesës, duam që brenda 6 muajve ta përfundojmë këtë projekt dhe t’ua dorëzojmë vëllezërve shqiptarë”, tha njeriu i Erdoganit.

Nga ana tjetër, ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj tha se puna ka filluar.

“Turqia ka marrë angazhimin për ndërtimin e 500 shtëpive në Laç, sikur jemi dakordësuar. Sot diskutuam në detaje për projektin që shkon përtej ndërtimit të banesave për strehim, por merr formën e një poli të ri urban. Është një model i ri. Puna për rindërtimin ka filluar…”, tha Ahmetaj.