Kulturë Njihni aktorin të cilin Stalini dhe Mao e urrenin aq shumë saqë…...

Njihni aktorin të cilin Stalini dhe Mao e urrenin aq shumë saqë… urdhëruan të dy vrasjen e tij!

Duket një histori e çuditshme por është konfirmuar zyrtarisht si e vërtetë.

Udhëheqësi sovjetik Josif Stalin kishte urdhëruar vrasjen e Xhon Uejnit, një nga aktorët amerikanë më të famshëm të filmave me kauboj.

Arsyeja lidhej me qëndrimet publike të Uejn dhe komenteve të tij të forta kundër komunizmit.

Në fakt, nëse vrasja do të ishte kryer, Bashkimi Sovjetik do t’i kishte shkaktuar SHBA-së një goditje shumë të fortë simbolike.

SHBA-ja ishte fuqia më e madhe propagandistike në atë kohë dhe kinemaja rezultoi një mekanizëm mjaft efektiv.

Hitleri e kishte përdorur dendur. Musolinit i dha shumë ide.

Edhe Stalini ishte një dashnor i madh i kinemasë.

Ai madje kishte sallë kinemaje private në rezidencat e tij të ndryshme, në të cilat qante shpesh, duke parë filmat e prodhuar në BRSS dhe në të gjithë botën.

Stalini ishte filtri i fundit i censurës, që vendoste nëse një film mund të shfaqej apo jo në Bashkimin Sovjetik.

Interesant është fakti, që pavarësisht se Stalini e urrente SHBA-në dhe sistemin kapitalist, thuhet se ai ishte një fans i madh i filmave perëndimorë.

FBI e zbuloi në kohë komplotin kundër aktorit, dhe e parandaloi vrasjen e tij.

Agjentët e KGB-së u kapën. Ata ishin aq të frikësuar të ktheheshin në Rusi, dhe t’i thoshin Stalinit se kishin dështuar në misionin e tyre, sa që ranë dakord të punonin si agjentë të dyfishtë për amerikanët.

Dhe Stalini nuk ishte i vetmi.

Uejn ishte shënjestër e një tjetër tentative vrasjeje në Meksikë, ndërsa po xhironte filmin e tij të famshëm “Hondo” në vitin 1953.

Një tjetër përpjekje u bë kundër tij në vitin 1966, kur ishte duke vizituar trupat amerikane në Vietnam.

Sipas biografit të tij Majkëll Mun, ishte parashikuar të qëllohej nga një snajper, por ai u kap përpara se të qëllonte mbi aktorin.

Snajperisti deklaroi se ishte dërguar nga Mao Ce Duni, udhëheqësi komunist i Kinës.

Për një farë kohe, historia e këtyre atentateve të dështuara ndaj Uejn nuk besohej, dhe cilësohej si një nga sajesat e Luftës së Ftohtë, ose si diçka e shpikur nga agjentët rusë për të përhapur frikë.

Megjithatë, kur Uejn u takua me pasuesin e Stalinit, Nikita Hrushovin, dhe e pyeti nëse ishte e vërtetë që koka e tij kishte një çmim në Bashkimin Sovjetik, kreu i Bashkimit Sovjetik tha se ai ishte një “vendim i Stalinit në vitet e tij të fundit e të çmendura në pushtet”, dhe se ai vetë e kishte anuluar urdhrin.