Aktualitet Njihuni me dy adoleshentet, xhepistet e rrezikshme të Tiranës (FOTO)

Njihuni me dy adoleshentet, xhepistet e rrezikshme të Tiranës (FOTO)

Vajzat që shihni në foto janë dy 17-vjeçare të cilat ishin kthyer prej kohësh në një makth për banorët në kryeqytet.

Dy xhepistet e Tiranës vepronin kudo nëpër lokalet e kryeqytetit, në autobusa dhe rrugë.

Njëra prej vajzave bënte roje, ndërsa tjetra vepronte.

E.L dhe A.B janë arrestuar nga policia pas një hetimi të gjatë.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të komunikatave që bëjnë fjalë për vjedhjen e telefonit celular dhe një sasi lekësh shtetasve A.S dhe M.S, më datë 16.02.2017, u arrestuan shtetaset E.L dhe A.B, vjeç 17 e 17, banuese në Tiranë. Nenet 134/2 dhe 25 të Kodit Penal.