Kuriozitete Njihuni me 10 shqiponjat më të mëdha në botë

Njihuni me 10 shqiponjat më të mëdha në botë

“American Eye” sjell sot dhjetë shqiponja më të mahnitshme, më të bukura, por dhe më të rrezikshme në botë…

10 – Shqiponja e artë Berkute

Megjithëse, pesha mesatare e saj është 6.5 kg, ky lloj i  mrekullueshëm mund të peshojnë deri në 12 kg. Berkut padyshim është një nga shqiponjat më peshën më të madhe!

9 – Shqiponja tullace

Kjo shqiponjë, simbol i SHBA-ve, është e madhe, por me peshë dhe gjatësi të krahëve të hapur më të vogël sesa ajo Berkut. Shqiponja tullace është një zog i madh, i lindur në Amerikën e Veriut dhe ka qenë simboli kombëtar i këtij vendi që nga viti 1782. Zogu nuk është tullac, pavarësisht emri i tij, por koka e bardhë në trupin e errët krijon një iluzion të tillë nga distanca.

8 – Shqiponja Lubi

Në dukje shumë e ndryshme nga shqiponjat tjera, Lubi është shqiponja më e fuqishme në botë! Përveç kësaj ajo është edhe shumë këmbëngulëse kur është në pyetje gjahu i saj.

7 – Shqiponja filipinase

Me këmbë të gjata dhe dukje elegante, kjo shqiponjë dikur cilësohej si shqiponja më e madhe në botë, një supozim ky i bazuar në këmbët e saj. Gjatësia e trupit të kësaj shqiponje që peshon rreth 8 kg, arrin deri në 1 metër.

6 – Shqiponja afrikane me kurorë

Megjithëse peshon vetëm deri në 4 kg kjo shqiponjë, më e fuqishmja në Afrikë, njihet ndryshe edhe si shqiponja mbretëreshë.

5 – Shqiponja bishtbardhë e detit

Ndonëse nuk është e madhe dhe e rëndë sa konkurrentet e saj, kjo shqiponjë është një grabitqare e frikshme.

4 – Shqiponja luftarake afrikane

Nuk është e madhe sa shqiponjat tjera, por është më e madhja në Afrikë dhe shumë e fuqishme. Shqiponja luftarake peshon deri në 6 kg, ndërsa krahët e hapur të saj arrijnë gjerësinë deri në 2.1 metra. Për dallim prej shqiponjave tjera, kjo shqiponjë sulmon pre goxha të mëdha.

3 – Shqiponja e Verreaux-it

80 cm e gjatë dhe me peshë deri në 5 kg, kjo shqiponjë është një “makineri sulmuese” shumë e rrezikshme!

2 – Shqiponja australiane me bisht në formë diamanti

Krahët e hapur të kësaj shqiponje e arrijnë gjatësinë deri në 3 metra, prandaj deri vonë është menduar se është më e madhja në botë.

1 – Shqiponja e detit e Stellerit

Me peshë deri në 9 kg, gjatësi të trupit deri në 1 metër dhe gjerësi të krahëve të  hapur deri në 2.5 metra, kjo shqiponjë konsiderohet të jetë më e madhja në botë!