Extra Njihuni me 10 vendet më të bukura turistike

Njihuni me 10 vendet më të bukura turistike

Udhëtimet ju ndihmojë në shumë aspekte, psh, kur udhëtoni  ndjeheni më të lehtësuar nga stresi, rrisni njohuritë,bëheni më pranues ndaj gjërave, ndeshesh me gjëra të reja. Njihesh me kultura të ndryshme, njihesh më njerëz të rinj, etj.

Sidoqoftë nëse keni vendosur të bëni një udhëtim por nuk keni ide,  se ku mund të kaloni disa ditë larg përditshmërisë, ju këshillojmë disa vende.

Kanioni i Madh, Arizona

Grand Canyon në Arizona, SHBA. Këto male janë toka të kuqe me ngjyra dhe të shtresuara me hije të ndryshme. Gjeografikisht, kjo është një luginë e lumit në Kolorado Plateau. Në kanionin e madh, Arizona ka një çudi të natyrshme e cila absolutisht është pakrahasueshme me çdo kanion tjetër të botës.

Deti i Vdekur, Palestinë

Ju duhet të jeni të hipnotizuar nga njerëzit që shtriheni në ujë dhe fluturojnë si një sfungjer, të gjitha këto për shkak të aftësive të tyre të notit? A keni provuar t’i kopjoni ato dhe keni dështuar keq? Mos u shqetësoni. Deti i Vdekur është në listën tuaj. I kufizuar nga Palestina dhe Jordoni, përmbajtja e kripës në këtë liqen është aq e lartë sa edhe një objekt prej 100 kg nuk do të mbytet.

Pamukkale, Turqi

Emri i tij nga turqishtja përkthehet ‘Kështjella e Pambukut’. Aktiviteti i lartë vullkanik i ka dhuruar burime të nxehta dhe minerale të shumta duke krijuar një pamje mbresëlënëse.

Parku ‘Hitachi Seaside’

Është një vend i tejmbushur me lule. Një sipërfaqe prej 194 hektarësh toke e cila mban rreth 4.5 milionë lloje lulesh. Një tren i vogël i cili i bie përqark vendit ju mundëson të shikoni parajsën në tokë.

Meteora, Greqi

Ju kujtohen shfaqjet televizive dhe filmat që tregojnë qiellin, ku retë prekin tokën dhe gjithçka duket magjike. Mendoni se vende të tilla nuk ekzistojnë në realitet? Epo, gaboheni. Meteora në Greqi është një shembull i një vendi të tillë. Manastiret e Meteoras janë të famshëm në të gjithë globin. Ky vend ofron një paketë të plotë mitologji, paqe, fotografi, argëtim dhe pamje, çdo gjë që mund të kërkoni është këtu.

Angel Falls

Ujëvara më e lartë e pandërprerë në botë, ‘uji i engjëjve’ bie nga një lartësi prej 3212 metra. Kjo është një nga atraksionet më të mira turistike të Venezuelës. Ajo ka frymëzuar një numër filmash dhe veprash artistike, duke përfshirë dhe filmin e animuar “Up’,The Disney. Koha ideale për ta vizituar është nga qershori deri në dhjetor.

Kremlini, Moskë

Kremlini i Moskës njihet në të gjithë botën si rezidenca zyrtare e Presidentit të Federatës Ruse. Megjithatë, nuk është vetëm një shtëpi, aty gjeni muze dhe ndërtesa madhështore. Fakti që ndodhet në Moskë nuk ka nevojë për më tepër shpjegim, mjafton të shkoni ta vizitoni për tu mrekulluar.

The Great Budhha, Kotokuin

Nën sloganin “Përhapni rrezet e Buda në të gjitha drejtimet”, kjo statujë u ndërtua në vitin 1252 në Kotokuin. Statuja është një përpjekje për të përhapur paqen dhe harmoninë në botë nëpërmjet Budizmit. Fillimisht u ndërtua brenda një tempulli, por me kalimin e kohës, tempulli u shkatërrua, duke lënë prapa statujën që meditonte në gjethet e lotusit. Është një vend i domosdoshëm për të kërkuar heshtje, ngushëllim dhe vetmi.