Extra Njihuni me Bond Girl në filmin e ri të “agjentit 007” (Foto)

Njihuni me Bond Girl në filmin e ri të “agjentit 007” (Foto)

Ana de Armas do të jetë Bond Girl në kapitullin e ri të sagës “James Bond”.

Armas ka lindur në Santa Cruz de Norte të Kubës në vitin 1988 dhe ky është një rol i rëndësishëm për të kurorëzuar një karrierë gjithmonë e në rritje të saj në Hollywood.

Ana u rrit në Havana dhe në moshën 15-vjeçare hyri në shkollën e artit Escuela National de Arte ku ra menjëherë në sy, aq sa në moshën 18-vjeçare arriti të fitonte rolin e saj të parë në filmin “Una rosa de Francia”.

Ajo ka luajtur edhe në filmin “Hands Of Steel” ku ka pasur disa skena tejet erotike.

Një Bond Girl është një vajzë e cila dashurohet nga James Bond, ose është ndihmëse në aksionet e tij.