Kuriozitete Njihuni me gjeniun 9-vjeçar, studentin që po “çmend” universitetet më të famshme

Njihuni me gjeniun 9-vjeçar, studentin që po “çmend” universitetet më të famshme

Në fund të këtij viti, një nëntëvjeçar do të bëhet njeriu më i ri që ka diplomuar ndonjëherë. Dhe jo me kaq. Ai ka shkaktuar një konkurrencë të paparë midis universiteteve më të famshme botërore që duan ta regjistrojnë gjeniun.

Laurent Simons ka nivelin e IQ të paktën 145 dhe do të përfundojë shkollën e mesme për inxhinieri elektrike në dhjetor.

“Unë në fakt dua të shkoj në Kaliforni, moti është i këndshëm atje”, thotë Laurent, i cili është gjysmë holandez dhe gjysmë belg, dhe që jeton në Amsterdam.

Babai i Laurentit thotë se djali i tij mund të tundohet nga dielli i Kalifornisë por se një karrierë ëndërruese e ka bazën në Oksford.

Profesorë nga universitetet më të mira të SHBA-së janë tanimë në gjueti për Laurent, i cili pëlqen të luajë lojëra video si Fortnite dhe Minecraft. Disa tashmë i kanë dhënë detyrat e shtëpisë pas intervistave joformale me Skype.

“Padyshim që ka konkurrencë për ta futur atë në shkollë. Nëse ai shkon në Amerikë, atëherë ne do të duhet të shkojmë me të”, thotë babai Alexander.

Por Oxford dhe Cambridge janë gjithashtu në ligën kryesore.

Një nga mentorët e Laurentit, një profesor matematike me bazë në Zvicër, ia preferon Oksford. Matematika është lënda e preferuar e Laurentit, tha ai, sepse “është e gjerë sa dija e tij”.