Kuriozitete Njihuni me gruan më të moshuar që mposhti koronavirusin

Njihuni me gruan më të moshuar që mposhti koronavirusin

Një grua 107-vjeçare nga Holanda është personi më i vjetër në botë që i ka shpëtuar koronavirusit.

Cornelia Ras u sëmur në 17 mars, një ditë pas ditëlindjes së saj të 107, sipas gazetës holandeze “AD”. Ajo e mori virusin bashkë me 40 persona të tjerë të shtëpisë së të moshuarve ku jeton.

12 prej tyre kanë ndërruar jetë, ndërsa 107-vjeçarja u shërua të hënën.

“Nuk prisnim t’i mbijetonte kësaj sëmundjeje. Ajo nuk merr ilaçe, ende ecën dhe ulet në gjunjë çdo natë për të falenderuar Zotin. Siç duket, do të vazhdojë t’i bëjë këto gjëra”, tha mbesa e Cornelias, Maaike de Groot.