Aktualitet Njihuni me grupin shqiptar të grabitjeve me miliona euro në Greqi. Vodhën...

Njihuni me grupin shqiptar të grabitjeve me miliona euro në Greqi. Vodhën edhe banesën e këngëtares Elena Paparizou

Katër shtetas shqiptarë pjesë e një grupi kriminal që merrej me plaçkitje të armatosura dhe vjedhje të banesave luksoze në Atica të Greqisë kanë përfunduar në pranga.

Me urdhër të prokurorit të Athinës, janë bërë publike emrat dhe fotot e tyre.

Grupi ka vjedhur edhe banesën e partnerit të këngëtares së njohur greke, Elena Paparizou.

Ndaj grupit rëndon edhe akuza për tentativë vrasje dhe një sërë veprash të tjera. Organizata kriminale u shkatërrua pas disa muajsh hetimesh nga policia, ndërsa operacioni për arrestimin e tyre u zhvillua më 10 prill 2017.

Shqiptarët e arrestuar janë:

Vasillaq Tola, 22 vjeç,

Andi Poturri, 28 vjeç.

Mirel Xhaferri, 27-vjeç

si dhe Ndue Brunga, 26-vjeç.

Grupi drejtohej nga 22 vjeçari, i cili ishte arratisur nga burgu në prill të vitit të shkuar.

Duke qarkulluar me mjete të vjedhura, ata identifikonin fillimisht banesat dhe më pas kryenin aksionin e grabitjes, duke zgjedhur vila luksoze në zona të ndryshme të Atikës. Ata grabisnin shpesh edhe automjetet e pronarëve të këtyre banesave.

Në rastin kur banorët gjendeshin në banesë, nën kërcënimin e armëve i detyronin për të zbuluar paratë e fshehura në kasafortat e tyre. Një prej anëtarëve qëndronte jashtë banesës për të monitoruar situatën.

Ata kujdeseshin veçanërisht që në automjetet e vjedhura të mos linin gjurmët e gishtërinjve, ndërsa u ndryshonin edhe targat në raste të tjera.

Gjatë operacionit të arrestimit janë sekuestruar tre pistoleta, një pushtë, 11.340- euro, 1.100 dollarë, sasi të vogla kokaine dhe kanabisi, targa të rreme makinash, etj.

Ndaj tyre rëndojnë tre tentativë vrasjeje, 9 plaçkitje të armatosura, 36 vjedhje, shtatë raste falsifikimi, etj.

Policia greke thotë se ata kanë vjedhur 18 automjete.

Vlera e pasurisë së grabitur kalon shifrën e 1 milion eurove.

Policia greke thotë gjithashtu se anëtarë të tjerë të grupit kanë ikur në Shqipëri, për të cilët do të kryhen procedurat e ekstradimit.

Vangjel Tolis

Ndue Brunga

Mirel Xhaferri

Andi Paturri

Makinat e vjedhura

Armët e sekuestruara

Mjete të sekuestruara