Extra Njihuni me Lizën në Botën e Çudirave, atë të vërtetën

Njihuni me Lizën në Botën e Çudirave, atë të vërtetën

Fillimisht libër më pas film, Liza u kthye në personazhin më të pëlqyer në mbarë botën, sidomos për fëmijët.

Por çdo tregim e ka një inspirim, pa dyshim që edhe personi që solli në jetë këtë vepër e ka gjithashtu një  inspirimi. Bashkë do të hymë në botën e “Çudirave” për të njohur Lizën, atë të vërtetën.

A e dinit se Liza ishte një person i vërtetë? Pikërisht kështu është! Ajo quhej Alice Pleasance Hargreaves.

Në moshën 10 vjeçare, Alice po udhëtonte me varkë bashkë me dy motrat e saj, 8 dhe 13 vjeç, kur Alice i kërkon Charles Dodgson, i cili njihej zyrtarisht me emrin Lewis Carroll, ti tregonte një përrallë, për të dhe motrat e saj.

Ndërsa varka vazhdonte lundrimin, Charles i tregon vajzave një përrallë fantastike që fliste për një vajzë të vogël, e quajtur Alice, për botën e çuditshme që Alice përjeton në momentin që bie në gropën e lepurit.

Duke u mahnitur me këtë tregim, Alice (ajo e vërtetë) i kërkon Charles ta hidhte në letër përrallën, në mënyrë që ajo ta lexonte sa herë të dëshironte.

Në nëntor të 1864 Charles i dhuron Alice shkrimin që e kish titulluar “Alice’s Adventures Under Ground” (Aventurat e Lizës në Botën Nëntokë).

Charles filloj të mendoj se mbase kjo përrallë do të ishte një sukses nëse ai e hidhte në treg, kështu që filloj ta perfeksiononte Alice.

Në të vërtetë ashtu ndodhi.