Kuriozitete Njihuni me njeriun më të gjatë në botë, kërkon 5 doza vaksine

Njihuni me njeriun më të gjatë në botë, kërkon 5 doza vaksine

Është 2.51 m i gjatë dhe ka hyrë në librin Guiness në vitin 2009

Ky është Sultan Kosen. Është njeriu më i gjatë në botë. Jeton në qytetin Mardin në Turqi. Deri tani ka marrë dy injeksione të vaksinës anti-covid, por kërkon që të bëjë 5 doza.

“Kam bërë dy injeksione me Pfizer. I thashë mjekut që duhet të marr 5 doza për shkak të gjatësisë së trupit dhe peshës. Doktori më tha prit të vaksinohet e gjithë popullata dhe nëse mbeten doza, do të t’i injektojmë ty. 2 doza për mua janë pak”.

Sultani ka frikë nga riinfektimi me Covid 19.

“E kam kaluar njëherë koronavirusin. E kalova shumë vështirë. Kisha shumë temperaturë. U shtrova 5 ditë në terapi intensive. Kisha probleme me frymëmarrjen, por falë Zotit e kalova”.

Sultan Kosen 39-vjeç është 2 m e 51 cm dhe numrin e këmbës e ka 61. Ai ka hyrë në librin Guiness si njeriu më i gjatë në botë në vitin 2009.