Kuriozitete Njihuni me shtetin europian pa ushtri, pa krim dhe ku jetohet më...

Njihuni me shtetin europian pa ushtri, pa krim dhe ku jetohet më gjatë

Një vend i vogël por i ëmbël, thyen kufirin e gjatë të Spanjës dhe Francës. Ndërsa supozojmë se nuk dini shumë për të, këtu është mundësia për të lexuar diçka dhe për të mësuar diçka.

Besoni apo jo, Andorra është vendi i katërt më i vjetër në botë, referuar trashëgimisë.

-Princi i Monakos është dhe Princi saj. Nga ana tjetër, në krye të Andorës ekzistojnë dhe dy princa që ndajnë pushtetin. Është interesante se asnjëri prej tyre nuk është nga Andorra, sepse njëri princ është gjithmonë presidenti aktual i Francës dhe tjetri, peshkopi i Urgellit. Natyrisht, këto pozita nuk kanë asnjë fuqi reale.

-Kryeqyteti i Andorras, la Vella është kryeqyteti më i lartë i kontinentit të vjetër, pasi gjendet 1,013 metra mbi nivelin e detit.

-Andorrianët zënë vendin dytë për jetëgjatësi, menjëherë pasi japonezëve kampionë bote në këtë drejtim.

-Është vendi i vetëm në botë ku gjuha zyrtare është katalonishtja. Edhe pse kjo gjuhë flitet në Spanjë dhe në Francë, në Andorrë është vetëm zyrtare.

-Në Andorrë nuk ka ushtri. Në rast të një gjendje lufte, shteti do të mbrohej nga ushtritë franceze dhe spanjolle.

-Më shumë se 70 për qind e sipërfaqes së vendit është në të vërtetë një park kombëtar, i cili gëzon statusin e mbrojtjes nga UNESCO.

-Sa i përket krimit, është pothuajse si ushtria: nuk ekziston. Është një nga vendet më të sigurta në botë.

-Nga katër vendet më të vogla evropiane (duke mos llogaritur Vatikanin), Andorra është më e madhe me një sipërfaqe prej 468 kilometrash katrorë, duke ia kaluar Monakos, Lihtenshtajnit dhe San Marinos.

-Andorra nuk ka bankë kombëtare dhe as monedhë të saj. Sot përdor euron dhe më parë përdorte paranë spanjolle dhe atë franceze.