Kuriozitete Njihuni me vendin e vetëm në Tokë ku jeta nuk ekziston

Njihuni me vendin e vetëm në Tokë ku jeta nuk ekziston

Jeta ekziston në mjedise ekstreme në Tokë, nga shkretëtira të thata dhe tundra të ngrira deri në kanalet termike, toksike në shtrirjet më të thella të dyshemesë së oqeanit. Por nuk mund të ekzistojë në çdo pëllëmbë të planetit dhe shkencëtarët kanë zbuluar një vend në Etiopi, ku jeta nuk mund të ekzistojë.

“Pasi analizuam shumë provëza, me kontroll adekuat për të mos i kontaminuar dhe me një metodologji të mirë-kalibruar, kemi verifikuar se në këto pishina të kripura, të nxehta dhe të mbushura me acid, nuk ekziston jeta mikrobiale” – u shpreh Purificacion Lopez Garcia, e Qendrës Kombëtare Franceze për Kërkime Shkencore.

Grupi kërkimor ka vendosur t’i japë këtij liqeni emërtimin “fushëpamja e ferrit”, e pozicionuar në fushat gjeotermale të Dallol në Etiopi.

“Është një nga mjediset më të shkreta në Tokë”.

Shpesh është më i nxehtë se 45 gradë celsius në ajër, dhe uji vlon vazhdimisht. Gazrat burojnë nga pishinat, të cilat janë të mbushura me acid.

Me fjalë të tjera, absolutisht çdo gjë që përfundon në pishina përfundon e vdekur.

“Studimi ynë paraqet prova që ka vende në sipërfaqen e Tokës, siç janë pishinat Dallol, të cilat janë sterile nga jeta, edhe pse ato përmbajnë ujë të lëngshëm”, tha Dr López García.

“Ne nuk do të presim që të gjejmë forma jete në mjedise të ngjashme në planetë të tjerë, të paktën jo bazuar në një biokimi të ngjashme me biokiminë tokësore”, tha López García.