Extra Njihuni me Sabinën, ambasadoren e një prej universiteteve më prestigjioz në botë...

Njihuni me Sabinën, ambasadoren e një prej universiteteve më prestigjioz në botë (FOTO)

Janë të shumtë shqiptarët që kanë arritur të jenë të suksesshëm edhe jashtë trojeve shqiptare. Midis tyre është listuar edhe emri i studentes, Sabina Gjocaj.

E reja nga Kosova është zgjedhur zyrtarisht Ambasadore e Universitetit të Groningenit. Kujtojmë këtu se ky është një prej 100 universiteteve më të mirë botë.

Vetë Sabina Gjocaj është ndjerë e privilegjuar që është zgjedhur për të përfaqësuar dhe promovuar Universitetin e Groningenit.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka shkruar: “Sot, Rektori i Universitetit te Groningenit, prof. dr. Elmer Sterken ndau personalisht certifikatat ne nje ceremoni formale ku moren pjese dhjetera profesore dhe studente. Ndihem e privilegjuar qe jam zgjedhur ne mesin e studenteve per te perfaqesuar dhe promovuar nderkombetarisht kete universitet, i cili ben pjese ne top 100 universitetet me te mira ne bote.”