Aktualitet Njoftim i rëndësishëm për pasagjerët që do udhëtojnë drejt Italisë

Njoftim i rëndësishëm për pasagjerët që do udhëtojnë drejt Italisë

Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar, i bën apel gjithë pasagjerëve që do të udhëtojnë në datën 6 Shtator 2019 nga Tirana drejt Italisë dhe anasjelltas, se për shkak të një grevë që pritet të jetë 24 orëshe, do të ketë aulime dhe vonesa të fluturimeve.

Vonesat dhe anulimet vijnë si pasojë e një greve të përgjithshme të transportit kombëtar në Itali.

“Për të shmangur pritjet e gjata, këshillojmë të gjithë personat që kanë parashikuar të udhëtojnë nga dhe drejt Italisë në datën 6 Shtator të kontrollojnë dhe të komunikojmë me kompanitë ku kanë rezervuar biletat e udhëtimit për tu njohur nëse afektohet fluturimi juaj”, thuhet në njoftimin e Autoritetit Civil .