Bota Nju Jorku po fundoset nga pesha e qiellgërvishtëseve

Nju Jorku po fundoset nga pesha e qiellgërvishtëseve

Qyteti i Nju Jorkut po fundoset për shkak të peshës së ndërtesave dhe rrokaqiejve masive, paralajmërojnë shkencëtarët.

Siç raporton gazeta ”New York Post” duke cituar gjeologë amerikanë, mbi një milion ndërtesa dhe rrokaqiejt janë ndërtuar në territorin e “Mollës së Madhe”.

Një grup shkencëtarësh nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA (USGS) dhe Universiteti i Rhode Island zbuluan se pesha e rrokaqiejve favorizon fundosjen e pesë rretheve kryesore të Nju Jorkut me një deri në dy mijë në vit. Por ka edhe disa zona që fundosen më shpejt.

Kreu i studimit, gjeologu i USGS, Tom Parsons, paralajmëron se çdo vit që Nju Jorku fundoset qoftë edhe një milimetër, bëhet jashtëzakonisht i prekshëm nga fatkeqësitë natyrore, ndërsa ndryshimet klimatike ngrenë nivelin e oqeaneve.

Nëse llogaritjet nga studimi janë të vërteta, atëherë del se ky qytet po fundoset me një ritëm prej rreth një deri në dy milimetra në vit.

Kjo nuk tingëllon shumë, por duhet theksuar se kjo është një mesatare dhe disa pjesë po fundosen shumë më shpejt, aq shumë më shpejt, sa ato janë ekuivalente me ritmet e rikthimit të kores së Tokës nga shkrirja akullnajore.

Bazuar në rezultatet e sondazhit, Manhattan është kryesisht në rrezik, ndërsa ka një shqetësim serioz për bashkitë Brooklyn dhe Queen.

“Nju Jorku përballet me sfida të rëndësishme nga rreziku i përmbytjeve. Kërcënimi i rritjes së nivelit të detit është tre deri në katër herë më i lartë se mesatarja globale përgjatë bregut të Atlantikut të Amerikës së Veriut…”

Ndryshimet në themelet e qytetit, shtëpia e mbi tetë milionë banorëve, mund të përbëjnë një kërcënim për zonat e tij të ulëta. Prandaj, studiuesit theksojnë se është thelbësore të investohet në zhvillimin e strategjive zbutëse për të trajtuar rrezikun në rritje të përmbytjeve dhe rritjes së nivelit të detit.

Megjithatë, ndërtimi i argjinaturave masive detare mund të mos jetë zgjidhja më e duhur.

“Qëllimi i punimit është të rrisë ndërgjegjësimin se çdo ndërtesë shtesë, e lartë, e ndërtuar në mjedise bregdetare, lumore ose liqenore mund të kontribuojë në rrezikun e përmbytjeve në të ardhmen”, shkruajnë gjeologu Tom Parsons i Shërbimit Gjeologjik amerikan dhe kolegët e tij të Universitet të Rhode Island.