Kryesore “No more fake state”, Meta i përgjigjet Ramës

“No more fake state”, Meta i përgjigjet Ramës

Presidenti Ilir Meta i ka kthyer përgjigje Kryeministrit Edi Rama, duke i thënë se është në krye të detyrës.

“Presidenti në krye të punës. Për Presidentin e para është Kushtetuta dhe sundimi i ligjit. NO MORE FAKE STATE (S’ka më shtet të rremë). Shqipëria e para!“, shkruajti kreu i shtetit në një postim në rrjetet sociale.

Reagimi i Presidentit vjen pasi kryeministri Rama e akuzoi se nuk ka ç’dekretuar Ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues.

Në një postim të mëhershëm gjatë ditës së sotme, Rama u shpreh se këtë shkelje “do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat, në Gjykatën e re Kushtetuese”.

Gjithashtu Rama njoftoi se deri atë do të jetë de jure në këtë rolin e Ministrit të Jashtëm, sepse sipas tij “s’kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit“.