Bota Norvegjia “shkon” majtas, Laburistët fitojnë zgjedhjet pas 8 vitesh

Norvegjia “shkon” majtas, Laburistët fitojnë zgjedhjet pas 8 vitesh

Norvegjia është prodhuesja më e madhe e naftës në Evropën Perëndimore, por kjo industri duket se është bërë shkak që kryeministrja konservatore, Erna Solberg të humbë zgjedhjet parlamentare pas 8 vitesh në pushtet.

Partia Laburiste dhe aleatët e saj fituan një mazhorancë të qartë në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës, pas një fushate të dominuar nga debatet mbi politikat mjedisore dhe të ardhmen e shfrytëzimit të naftës dhe gazit.

“Norvegjia e ka bërë të qartë se populli i saj kërkon një shoqëri më të drejtë. Faleminderit kujtdo që kontribuoi për këtë dhe votoi për ndryshimin”, tha Jonas Gahr Støre, lider i laburistëve.

Kryeministrja aktuale Erna Solberg pranoi humbjen pasi partia e saj dhe aleatët humbën një përqindje të madhe votash dhe rrjedhimisht mazhorancën.

Për shkak të qëndrimit të gjatë dhe besimit në liberalizmin ekonomik ajo është quajtur “Erna e Hekurt”.

Ajo zgjeroi eksplorimin e naftës dhe gazit në vend dhe në të njëjtën kohë uli taksat. Ndërsa Partia Laburiste bëri fushatë për ta çuar vendin në drejtimin e kundërt.

Dhe aleatët e saj të ardhshëm nga e majta është e sigurt se do të vendosin politikat mjedisore si kusht për të mbështetur një qeveri tjetër.