Bota Notrë Dami, trishtimi i madh edhe i botës islame

Notrë Dami, trishtimi i madh edhe i botës islame

“Trishtim i madh” dhe “dhimbje e thellë”. Këto janë disa nga shprehjet në mesazhet e solidaritetit ndaj katolikëve dhe Francës që vijnë nga bota islame, që e njeh në Notrë Damin si një simbol të spiritualitetit, historisë dhe artit që shkon përtej kufijve dhe fesë.

Duke filluar që nga myslimanët e Francës, të prekurit më nga afër.

Këshilli Francez i Adhurimit Mysliman, organi kryesor përfaqësuese e Islamit në vend, shprehu solidaritetin dhe vëllazërinë për të krishterët në të gjithë botën.

Ai i bëri thirrje komunitetit të tij ”të marrë pjesë në përpjekjet financiare për të rindërtuar këtë kryevepër arkitekturore që është lavdia e vendit tonë”.

Shumica e mesazheve arrijnë përmes Twitter-it, disa të shkruara drejtpërdrejt në frëngjisht.

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, tha se ishte “i pikëlluar” nga ky monument ikonë që i kushtohet lutjes së Perëndisë tonë të vetme e që përfundoi pjesërisht i shkatërruar nga një zjarr pas kapërcimit të luftërave dhe revolucioneve për 800 vjet dhe që ”që të gjithë jemi bërë shumë të lidhur falë kryeveprave letrare të Hygoit”.

Nga Kajro, madje edhe Imami i madh i Al-Azhar, Ahmed Al Tayyib, kreu i qendrës më me ndikim teologjik dhe universitar të islamit sunit, shprehu trishtimin e tij të thellë mbi djegien e katedrales, duke e quajtur atë një “kryevepër arkitekturore”.

“E gjithë mbështetja jonë shkon për vëllezërit tanë francezë”, përfundoi kreu i institucionit mysliman.

“Jemi të tronditur thellë nga zjarri i tmerrshëm që shkatërroi një trashëgimi të njerëzimit”, tha gjithashtu presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan duke uruar që francezët ta marrin veten shpejt nga kjo plagë.

Të vetmit që e festojnë këtë fatkeqësi janë simpatizantët e ISIS-it, të mundur në Siri dhe Irak, të cilët i thurën lavde goditjes në zemër të të krishterëve.