Extra Nuk bëni seks?! Ja 5 pasojat negative për shëndetin

Nuk bëni seks?! Ja 5 pasojat negative për shëndetin

Të gjithë mund të pajtohemi me faktin se seksi është aktivitet i mahnitshëm, por shumica prej nesh kalojmë në faza ku mungesa e aktivitetit në shtrat na bën të ndryshojmë.

Ka shumë njerëz të cilët futen në një fazë ku thjesht nuk duan seks për shumë arsye. Në njërën anë duan seks, por në anën tjetër më shumë preferojnë të shikojnë Netflix e luajnë lojëra.

Ka tjerë që duan të takohen me një djalë apo vajzë të mirë, por në anën tjetër preferojnë më shumë të rrinë me shoqëri. Ju mund të keni dëshirë të dashuroheni, por ndoshta thjesht përtoni të merreni me gjepurat që i sjell një lidhje dhe kështu mbeteni pa seks.

Sidoqoftë, më poshtë ju sjellim disa prej gjërave negative që i ndodhin trupit kur nuk bëni seks rregullisht.

Mungesa e seksit shkakton stres

Në studime të panumërta është dëshmuar se seksi i rregullt e liron stresit. Edhe një studim i vitit 2006 në revistën ‘Biological Psychology Journal’ ka zbuluar se njerëzit që bëjnë seks kanë shtypje normale të gjakut, nivele më të ulëta të stresit dhe ankthit, e gjithashtu reagojnë më të qetë në situata të ndryshme.

Seksi ju bën më të mençur

Studimi nga universiteti i Maryland ka zbuluar se, te minjtë, seksi i rregullt i ka bërë ata më të mençur, duke ua përmirësuar performancën mendore dhe ua ka rritur prodhimin e neuroneve që ndihmojnë në kujtimet afatgjata.

Nëse nuk jeni duke bërë seks mjaftueshëm, funksioni i neuroneve jo domosdoshmërish është duke iu zvogëluar, por thjesht nuk është duke u përmirësuar.

Sistemi i imunitetit dobësohet

Seksi i rregullt është përforcues i sistemit të imunitetit, ndërkaq e rritë edhe aftësinë për t’i luftuar sëmundjet. Hulumtuesit kanë zbuluar se njerëzit që bëjnë seks rregullisht kanë një përqendrim më të lartë të antitrupave sesa ata që nuk bëjnë seks.

Beqaria dobëson fshikëzën e urinës

Seksi është i mahnitshëm për muskujt që ju ndihmojnë ta duroni urinën. Nëse nuk jeni duke bërë seks, atëherë ata muskuj dobësohen, që nënkupton se keni një fshikëz më të dobët të urinës.

Për t’i forcuar ata muskuj, ekspertët rekomandojnë të bëni ushtrime Kegel.

Dobësohet toleranca ndaj dhimbjeve

Seksi e liron oksitoksinën, hormon i cili ndihmon në lidhjen emocionale mes dy personave, por edhe në lehtësimin e dhimbjeve. Thënë më thjeshtë, oksitoksina është aspirina e natyrës! Nëse vuani nga dhimbjet kronike si ato të shpinës, menstruacioneve, etj., atëherë seksi dhe orgazma mund t’ju ndihmojnë t’i lironi këto dhimbje.