Extra Nuk e harroi për 10 vite! Ledina Çelo paska një histori të...

Nuk e harroi për 10 vite! Ledina Çelo paska një histori të pazakontë të njohjes me bashkëshortin

I kishte munguar për një kohë të gjatë televizioneve shqiptare.  E kemi fjalën për Ledina Çelon e cila mbrëmjen e sotme ishte e ftuar tek emisioni i shokut të saj të klasës dikur: “Xing me Ermalin”.

Ledina është e martuar prej 10 vitesh dhe u shpreh se dashuria midis saj dhe partnerit sa vjen e shtohet vitet e fundit.

“Ai më ka dhënë dhuratën më të bukur, që janë fëmijët”.

Por historia e njohjes së Ledinës me bashkëshortin e saj, ka qenë vërtet e pazakontë. Ajo është njohur me Naimin, ish kampionin e kickbox-it në një koncert në Zvicër, pasi ai ishte si një i ftuar special.

“Me Naimin jam njohur në një koncert homazh për Kosovën. Ishte një udhëtim shumë i gjatë ai. Rastësisht u takova me të në Zvicër, ai kishte fituar kampionatin e botës në “Kickboxing”. Ai ishte si i ftuar special për të parë koncertin. Ishte hera e parë që më shihte duke kënduar.

Pasi mbaroi koncerti pimë një kafe të gjithë ne artistët dhe aty ishte edhe Naimi, aty ishte kontakti i parë. Pasi u ndamë, ai si të gjithë meshkujt më dha numrin e telefonit dhe më ftoi në një ndeshje që kishte pas një jave. “Do të doja shumë të ishit aty”, më tha. Unë nuk doja t’i jepja numrin tim dhe i dhashë numrin e vëllait tim që ndodhej në Gjermani, i cili pëlqen shumë boksin. Thashë t’ia ngec vëllait. 3 muaj më vonë më merr vëllai në telefon dhe më thotë që i kishte telefonuar Naimi dhe unë i thashë nëse do shko.

Unë isha shumë e re atë kohë dhe nuk doja një gjë serioze. U shkëputëm për 10 vjet, ai pa jetën e tij, unë timen. 10 vite më vonë në një festë ai takoi sërish vëllain tim, mendonte se isha martuar.

Vëllai më telefonoi më tregoi sërish për të, unë isha në Londër, folëm në telefon dhe kështu filluam të flisnim. Pas një viti telefonatash u takuam. Me merrte çdo ditë në telefon saqë mendoja se punon në postë”.