Sport  “Nuk flas pa praninë e avokatit!” – Ironia e Klopp për shpenzimet...

 “Nuk flas pa praninë e avokatit!” – Ironia e Klopp për shpenzimet e çmendura të Chelsea-t

Chelsea ishte padyshim “mbretëresha” e merkatos dimërore me “Blutë e Londrës” që shpenzuan shuma marramendëse (320 milionë paund) për të transferuar në Stamford Bridge emra si Enzo Fernandez, Joao Felix, Mykhailo Mudryk apo edhe talentin e mbrojtjes Badiashile.

Të gjitha këto transferime i bëjnë shumë përshtypje trajnerit të Liverpool, Jurgen Klopp, i cili u shpreh sot me ironi se nuk mund të thotë atë që mendon rreth shpenzimeve të Chelsea-t pa praninë e avokatit.

“Transferimet e Chelseat sigurisht që më bëjnë përshtypje, por nuk do të flas asgjë pa praninë e avokatit. Këtë pjesë të biznesit nuk e kuptoj, këtu po flasim për shifra të mëdha. Janë lojtarë të shkëlqyer ata që ka transferuar Chelsea dhe unë i uroj për këtë.

Por, ajo që nuk kuptoj është fakti se si është e mundur që të transferohen të gjithë këto emra, megjithatë nuk është në përgjegjësinë time të shpjegoj shpenzimet e klubeve të tjera”.