Kryesore “Nuk frikësohem nga AI dhe AJO!” Ralf Gjoni ka një mesazh për...

“Nuk frikësohem nga AI dhe AJO!” Ralf Gjoni ka një mesazh për urdhëruesit e sulmit

Ralf Gjoni tregon si u sulmua me bojë dhe ka një mesazh për urdhëruesit e sulmit. Gjoni, edhe pse nuk përmendi emra konkretë, nënkuptoi qartë se pas sulmit qëndron Monika Kryemadhi.

Ralf Gjoni: “Duke dalë nga shtëpia tek dera e pallatit, kisha edhe vajzën lart me mamanë, një djalë po priste tek kafja ngjitur me derën e shtëpisë dhe çohet në këmbë më afrohet dhe më hedh bojë me anë të një shiringe.

Nuk e prita dhe më frikësoi në fillim se ishte e papritur, por dua të them që AI dhe AJO që e ka përsëritur këtë lloj sjellje rrugaçërie duhet ta dinë që unë këtu dhe kam ardhur për t’u betuar dhe nuk frikësohem për asnjë moment për këtë lloj destabilizimi që po përpiqen të mbjellin në vendin tonë. Jam këtu që të përfaqësoj të gjithë ata të rinj, të reja pozitivë, prindër fëmijësh që kanë shpresë se ky vend mund të bëhet. Do flas më vonë pas betimit.”

Gazetarja: A e dini se kush e ka porositur?

Ralf Gjoni: “Ju mund ta merrni mend më mirë se unë. Policia besoj se po bën verifikimet. Unë nuk kam ardhur për tu betuar këtu jo për të bërë lajm. Nuk kam ardhur këtu për të marrë një rrogë të qelbur shteti por të përfaqësuar të gjithë ata shqiptarë që ndihen të papërfaqësuar nga kjo klasë politike e papërgjegjshme.

Jam njeri që vij nga jashtë, jam i shkolluar, i punësuar jashtë, edhe shtetas i huaj edhe shtetas shqiptar. Jam krenar për atë që kemi arritur për gjithë këto vite në vend  dhe nuk do lejoj që emri im dhe kontributi im të keqpërdoret në interes të disa rrugeçërve”.

Gazetarja: Si do votoni në Parlament? Pro qeverisë?

Ralf Gjoni: “Jeni në vete? Mendoni se  unë vij këtu për ti bërë fresk qeverisë. Ma njihni ju emrin mua? Do flasim më vonë pas betimit”.