Aktualitet Nuk hante dot ushqim, mjekët e Napolit shërojnë vogëlushen shqiptare

Nuk hante dot ushqim, mjekët e Napolit shërojnë vogëlushen shqiptare

Një vajzë shqiptare 8-vjeçare, e quajtur Aleksandra, është shëruar nga mjekët e spitalit të Napolit “Federico II”.

Ajo mbërriti atje bashkë me prindërit, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje komplekse kirurgjikale, pasi vuante nga acalasia esofagea, një sëmundje në ezofag, që nuk e lejonte të hante ushqim dhe ishte në jetë vetëm përmes lëngjeve prej një viti.

Sipas mjekëve, kjo është një sëmundje që prek 1 në 100 000 persona, kryesisht të moshave midis 40 dhe 60 vjeç dhe shumë rrallë shfaqet tek fëmijët.

Ndonëse me vështirësi të shumta, operacioni përfundoi me sukses dhe tashmë vogëlushja është rikthyer në Tiranë. Ajo gëzon shëndet të plotë.