Sport Nuk i hapi telefonin Shqipërisë, talenti i Milanit zgjedh Kosovën

Nuk i hapi telefonin Shqipërisë, talenti i Milanit zgjedh Kosovën

Përfaqësuesja U-21 e Kosovës ka bërë publike së fundmi listën e lojtarëve të grumbulluar për sfidat e muajit mars, teksa bie në sy prezenca e futbollistit Ismet Sinani.

20-vjeçari është në pronësi të Milanit, teksa aktualisht luan si i huazuar te Juve Stabia në Serinë C.

Sulmuesi ka qenë një dëshirë e madhe e drejtuesve të Shqipërisë, për ta pasur pjesë të Kombëtareve të moshave, por Sinani nuk e mori mundimin të hapte telefonin për të dhënë një përgjigje rreth zgjedhjes së bërë.

Kjo gjë është pohuar edhe nga vetë trajneri i Shpresave, Alban Bushi, i cili në një konferencë për shtyp shprehej: “Ne kemi bërë çdo gjë për të marrë lojtarë, por nuk mund t’i marrim me zor. Sinani na tha se do vinte të luante për Shqipërinë dhe në fund nuk e ngriti telefonin”.