Bota Nuk i shkonte askush për ta vizituar në spital, infermierja birëson vogëlushen

Nuk i shkonte askush për ta vizituar në spital, infermierja birëson vogëlushen

Një infermiere ka birësuar një vajzë të vogël të cilën askush nuk shkonte ta vizitonte gjatë kohës që kishte qëndruar në spital.

Vogëlushja Gisele kishte lindur vetëm 29-javëshe, për shkak se mamaja e saj kishte kaluar një mbidozë droge në vitin 2016 dhe shteti i kishte hequr kujdestarinë mbi fëmijën.

E porsalindura, e cila kishte ardhur në jetë duke peshuar më pak se 1 kilogram, kishte qëndruar për tre muaj në inkubator dhe përgjatë gjithë kohës askush nuk ishte paraqitur për ta parë, përveç infermieres që kujdesej për të.

45-vjeçarja nuk kishte fëmijë dhe së fundmi kishte mësuar se kishte pak gjasa të bëhej nënë, qoftë edhe me fertilizim artificial. Kur mësoi se të drejtat e nënës ishin hequr, ajo nxitoi të aplikonte për birësimin e vajzës. Më 18 tetor 2018 ajo u bë zyrtarisht nëna e vogëlushes.

“Që kur e pashë për herë të parë, dallova diçka të veçantë pas syve të saj blu”, kujton Liz, në një intervistë për “Washington Post”. “E ndjeva që e doja këtë fëmijë dhe duhet të kujdesesha për të”.