Studiuesit britanikë kanë gjetur “provën më të fortë deri tani” të jetës aliene përtej planetit tonë.
Duke studiuar ekzoplanetin K2-18b, i cili ndodhet 124 vite dritë larg planetit tonë, ekipi gjeti gjurmë të kimikateve të prodhuara në Tokë nga organizma të thjeshtë si fitoplanktoni detar dhe bakteret.
Kimikatet, dimetilsulfidi (DMS) dhe dimetildisulfidi (DMDS), u zbuluan nga studiuesit në Universitetin e Kembrixhit duke përdorur teleskopin hapësinor ”James Webb”.
Studiuesi kryesor, profesor Nikku Madhusudhan, nga Instituti i Astronomisë i universitetit, tha se ”zbulimi e afron racën njerëzore më pranë vërtetimit se nuk jemi vetëm në univers dhe mund të sugjerojë se planeti po mbushet me jetë”.
”Nëse konfirmojmë se ka jetë në K2-18b, në thelb duhet të konfirmojmë se jeta është shumë e zakonshme në galaktikë”, shtoi ai.
K2-18b është dy herë e gjysmë më i madh se Toka dhe 700 trilion milje larg nesh.
Teleskopi JWST është kaq i fuqishëm a mund të analizojë përbërjen kimike të atmosferës së tij përmes dritës që kalon përtej nga dielli i vogël i kuq rreth të cilit orbiton planeti.
Profesor Madhusudhan u habit nga prania e lartë e sasisë së gazit në atmosferën e tij që është mijëra herë më shumë sesa në Tokën tonë.
Profesor Madhusudhan shpreson të provojë ekzistencën e jetës aliene në të ardhmen e afërt dhe i tha BBC-së se ishte i inkurajuar nga sasia e gazit që ekipi i tij gjeti në një ”dritare” të vetme vëzhgimi.
“Kjo është prova më e fortë deri më tani se ekziston mundësia e jetës atje. Mund të them realisht se do të jemi në gjendje ta konfirmojmë këtë sinjal brenda një ose dy vitesh”, shtoi ai.