Sport Nuk ka as falënderim, Partizani ndahet zyrtarisht me Ergys Kaçen

Nuk ka as falënderim, Partizani ndahet zyrtarisht me Ergys Kaçen

Ergys Kaçe nuk është më lojtar i Partizanit. Mesfushori i njohur, i cili numëron 25 ndeshje dhe 2 gola me kombëtaren shqiptare, u afrua me bujë të madhe te “Demat” verën e kaluar.

Gjithsesi, 28-vjeçari shfaqi fare pak nga kualiteti që zotëron, u aktivizua vetëm në 978 minuta mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë, duke regjistruar vetëm një asist në Kupën e Shqipërisë.

Klubi kryeqytetas ka ndërprerë bashkëpunimin me Kaçen me anë të një komunikate të shkurtër zyrtare të publikuar në faqen zyrtare, aty ku mungon falënderimi për kontributin e tij.

“FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me lojtarin Ergys Kaçe. Mesfushori 28 vjeçar dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim marrëveshjen mes tyre”, lexohet në postimin e Partizanit.