Politika Nuk ka dakordësi me opozitën parlamentare, Rama: Kemi një konflikt në themel

Nuk ka dakordësi me opozitën parlamentare, Rama: Kemi një konflikt në themel

Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të takimit me opozitën parlamentare, kryeministri Edi Rama u shpreh se edhe në këtë tryezë sërish nuk u arrit në një dakordësi.

Rama tha se kjo vjen për shkak të konfliktit që ndodh mes opozitës parlamentare dhe asaj jashtëparlamentare.

“Kemi një konflikt në themel që lidhet me marrëveshjen që kemi bërë me opozitën jashtëparlamentare dhe ajo është një bazë mbi të cilën mund të zhvillojmë më tutje procesin dhe mund të shtojmë, por nuk mund  të heqim. Ne jemi të gatshëm të konsiderojmë një formulë hapje listash, për ta formalizuar përgjatë procesit të diskutimeve dhe për të arritur në një konsensus trepalësh. Në një konsensus tre palësh askush nuk do të marrë gjithçka që dëshiron, por duhet të pranojë diçka që nuk e dëshirojnë, por është e rëndësishme të kenë të gjithë zë në proces”.

Opozita parlamentare i qëndron kërkesave të saj për lista të hapura dhe heqje të koalicioneve parazgjedhore.

Ndërkohë opozita jashtë parlamentit kërkon që të miratohet sa më shpejt, sipas marrëveshjes së arritur falë dhe ambasadës amerikanë dhe BE, pa bërë asnjë ndërhyrje në ndryshimet e kodit të ri zgjedhor.