Bota Nuk ka fund tragjedia, bashkë me Kobe Bryant vdes edhe vajza 13-vjeçare

Nuk ka fund tragjedia, bashkë me Kobe Bryant vdes edhe vajza 13-vjeçare

Bashkë me legjendën e NBA Kobe Bryant, është shuar në aksidentin tragjik të kësaj të diele edhe vajza 13 vjeçare e ish-superyllit të LA Lakers.

Vajza 13-vjeçare e Kobe mësohet se ishte në bordin e helikopterit të përplasur në zonën e Calabasas të Kalifornisë, kur bashkë me babain e saj po udhëtonte për në Akademinë Mamba, për një seancë stërvitore.

Gigi ishte një basketbolliste e talentuar, e bërë e famshme edhe për faktin se shoqëronte shpesh herë legjendën Kobe Bryant për të parë ndeshjet e LA Lakers.

Bashkë me pilotin janë 5 persona të vdekur.

Mësohet se mjeti fluturues ka shpërthyer në flakë. Është kërkuar ndihmë e emergjencës por ishte tepër vonë. Shkaqet e rrëzimit të helikopterit janë ende nën hetim. Mediat amerikane raportojnë se ish-basketbollisti Brajant e përdorte prej vitesh udhëtimin me helikopter.