Shqipëria e ka nisur me humbje fushatën eliminatore për Botërorin 2026. Kuqezinjtë u mposhtën 2-0 nga Anglia në “Wembley”, në një ndeshje të vuajtur
Kombëtarja shqiptare konfirmoi vështirësitë përballë “Tre Luanëve”, pasi kjo është humbja e shtatë në histori, në po kaq ndeshje të zhvilluara.
Golat për vendasit u shënuan nga Lewis-Skelly në minutën e 20-të dhe Harry Kane në minutën e 77-të.
Vlen të përmendet Shqipëria tregoi përmirësim në pjesën e dytë, ku dha disa shkëndija për barazimin, me Brojën dhe Asanin, para golit të dytë të vendasve.
Sfida e radhës për Shqipërinë do të jetë ndaj Andorrës të hënën e 24 Marsit, në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë dhe fitorja është detyrim.