Sport “Nuk ka për ta fituar kurrë Championsin”, mallkimi i shtrigantëve afrikanë përndjek...

“Nuk ka për ta fituar kurrë Championsin”, mallkimi i shtrigantëve afrikanë përndjek Guardiolën?

Supersticioni në botën e futbollit është shumë i pranishëm në çdo ngjarje sportive dhe Liga e Kampionëve nuk bën përjashtim. Ka futbollistë apo trajnerë që veshin të njëjtat veshje si këmisha, mbathje apo dëgjojnë të njëjtën muzikë, në disa raste funksionon e në të tjera jo.

Tani është trajneri Pep Guardiola ai që duhet të marrë disa masa për t’i dhënë fund “mallkimit të Champions League” që e ka ndjekur që kur u largua nga Barcelona, ​​i vetmi klub me të cilin ka fituar një trofe të këtij lloji.

Pep nuk ia ka dalë dot te Bayern dhe tani pengohet çdo vit me Manchester City.

Por çfarë po ndodh me Guardiolën në Champions League?

Nëse kthehemi pak pas në kohë, do të gjejmë edhe një deklaratë të menaxherit të Yaya Toure. Teksa pretenduan një racizëm nga ana e Guardiolës, si arsyeja kryesore se përse lihej mesfushori në fjalë jashtë ekipit, do të vinte edhe deklarata e guximshme e menaxherit të Toure:

“Jam i sigurt që shumë afrikanë me besimin e tyre shaman nuk do ta lejojnë Guardiolën të fitojë Champions League në të ardhmen. Do të jetë si mallkimi afrikan për Guardiolën. Koha do ta tregojë nëse kam të drejtë apo jo”.

Shamanizmi është një praktikë fetare që besohet në Azi dhe Afrikë, ndërsa deri tani koha po i jep të drejtë menaxherit të Yaya Toure për “bastin” e hedhur me Guardiolën.

Një deklaratë kjo që po shpërndahet gjerësisht në rrjetet sociale së fundmi, pasi kur nuk ka një shpjegim të saktë për mënyrën sesi dështohet në vite radhazi, teoritë konspirative marrin sërish jetë. Një mallkim afrikan mbi Guardiolën, a mund të jetë kjo arsyeja?