Aktualitet Nuk ka qetësi për pilotin që vrau gruan, do të jetë në...

Nuk ka qetësi për pilotin që vrau gruan, do të jetë në qeli me vrasësin shqiptar

Nuk gjen qetësi piloti grek, Babis Anagnostopoulos, i cili tronditi opinionin vendas kur vrau me gjakftohtësi bashkëshorten e tij 20 vjeçare Caroline Crouch, në vilën e tyre luksoze në rrethinat e Athinës.

Mediat raportojnë se Babis është sulmuar në burgun Koridhalos, ku po vuante dënimin e tij nga një i burgosur gjeorgjian dhe për këtë arsye është transferuar në Malandrino, i cili njihet ndryshe si “Alkatrazi” grek.

Tashmë, ai e ndan qelinë me një vrasës shqiptar të paidentifikuar për mediat dhe për këtë arsye piloti dhe avokati i tij janë të shqetësuar për sigurinë për shkak të “kontratave” për eliminimin e tij që mund të vijnë nga gangsterët e botës së krimit.

Babai i Caroline, David, një ekzekutiv i naftës në pension, i cili u transferua në ishullin grek të Alonissos, tha për Mail Online se “Babis se nuk ndihet mirë në burgun e ri dhe dëshiron të transferohet përsëri në Koridhalos. Ai beson se ka të paktën një kontratë për vdekjen e tij. Besoj se njerëzit me të cilët ai ishte i përfshirë para se të vriste vajzën time janë gjithashtu të prirur që ai të heshtë në rast se përpiqet të bëjë një lloj marrëveshjeje”.

Mediat greke kanë sugjeruar se vrasja e Caroline mund të ketë ndodhur pasi Babis kërkonte t’i mbyllte gojë, pasi ajo mund të ketë zbuluar aktivitetin kriminal të drogës që ai ishte i përfshirë dhe mund ta ketë kërcënuar të shoqin se do ta braktiste dhe do të shkonte në polici.

Babis, pilot helikopteri i trajnuar nga britanikët, u sulmua nga një gjeorgjian në burg i cili ia kishte inatin për shkak se një bashkëkombës u torturua për 4 ditë pas vdekjes së Caroline, pasi u identifikua si i “dyshuar” nga bashkëshorti i saj.

34-vjeçari i tha fillimisht policisë së një bandë “gjeorgjianësh ose shqiptarësh”, kishin shkuar në shtëpinë e tyre për t’i grabitur dhe ishin larguar me para e bizhuteri, se e kishin lidhur atë dhe i kishin vrarë gruan dhe qenin. Por hetuesit zbuluan se e gjithë kjo ishte inskenim dhe Babis u arrestuar 6 javë më pas.