Kuriozitete Nuk kanë ku të vetizolohen, karantinohen mbi degë pemësh

Nuk kanë ku të vetizolohen, karantinohen mbi degë pemësh

Disa banorë në Bengalin Perëndimor të Indisë, të cilët duhet të vetizolohen për shkak të koronavirusit, kanë zgjedhur të krijojnë shtretër mbi degë pemësh për të ruajtur familjet dhe fqinjët nga sëmundja.

Shtatë fshatarë që sapo ishin kthyer nga qyteti i Çenait, ku punonin, u urdhëruan nga mjekët që të vetizolohen për 14 ditë.

Problemi është që në shtëpitë e vogla, me shumë pjesëtarë familjeje, ata nuk kanë dhoma ku mund të izolohen.

Për këtë arsye, kanë ndërtuar platforma në formë shtretërish në degët e pemëve të mëdha, ku kanë në plan të kalojnë periudhën e karantinës.

Kryeministri Modi dha urdhër që 1.3 miliardë banorët e Indisë të izolohen për tre javë, për të ndaluar përhapjen e coronavirusit të frikshëm.

India ka raportuar 979 raste të infektuarish deri tani, dhe 25 të vdekur. Në të gjithë botën deri më tani janë regjistruar 723 mijë persona të infektuar dhe 34 mijë të vdekur.