Aktualitet Nuk kanë të ndalur tërmetet, regjistrohet një tjetër lëkundje

Nuk kanë të ndalur tërmetet, regjistrohet një tjetër lëkundje

Një tjetër lëkundje sizmike është ndjerë mbrëmjen e sotme në pjesën qendrore të Shqipërisë.

Lëkundjet u regjistruan në orën 21:54 dhe u ndjenë për disa sekonda në Tiranë, Durrës dhe Dibër.

Lëkundja sizmike ishte me magnitudë 4.5 Rihter dhe epiqendra e tij ka qenë shumë pranë Hamallajt.

Sizmologët raportuan më herët se paslëkundjet sizmike pas tërmetit të 26 nëntorit janë normale dhe se numri i tyre në orët e fundit ka shënuar rënie.