Aktualitet “Nuk la jahtin të ankorohej në port”, Paulin Ndreu i përgjigjet Auron...

“Nuk la jahtin të ankorohej në port”, Paulin Ndreu i përgjigjet Auron Tares: Je mashtrues

Drejtori i Drejtorisë Detare, Paulin Ndreu i është përgjigjur Auron Tares, i cili në një reagim në Facebook, hidhte akuza kundër tij se nuk kishte lejuar ankorimin në Durrës të një jahti. Ndreu shkruan se Tare kërkon të bëjë ligjin në porte duke u bërë presion institucioneve shtetërore.

Sipas drejtorit të Drejtorisë Detare, jahti nuk është larguar por i është thënë të dalë në radhw të portit deri sa të vijë furnizimi i naftës të hënën pasi e gjithë skema ishte mashtrim. “E gjitha pjesa tjetër nga Auron Tare është trillim dhe sot ka shpërthyer nëshpifje duke mbush mediat se ne qenkemi Mihalwt, ndersa ai qenka shenjtori”, shkruan Ndreu.

Dokumenti i publikuar nga Ndreu

POSTIMI I PLOTË

Auron Tare krijon situata per te fituar e zhvatur ne kohe pademie, dhe keto na i shet si dhunim te turizmit. Te gjitha keto vetem e vetem qe ai te beje ligjin ne porte si në Durres e ne Sarande me presione dhe duke dhunuar institucionet shteterore.

Ai arrin deri aty sa krijon skena duke provokuar fyer sharë dhe denigruar inspektorin e kapitenerise ne zyren e tij,me arsyen se ai do te jete padron i portit edhe ne kohe pandemie dhe atij nuk duhet tia prishe askush.

Une per etike nuk po i pergjigjem me te tilla sajesa por po deklaroj se Auron Tare ka genjyer jahtin se pari dhe autoritetet Shqiptare, pasi jahtit i ka premtuar qe ta fuse 2 jave ne port duke zene kalaten per interesa private te tij ne kete kohe krize.

Jahti ka qendruar 24 ore ne port që premten deri te shtunen dhe nuk ka marre furnizim as nuk ka kerkuar furnizim duke u justifikuar se do e marr javes tjeter po ti duhet. Ne kontaktet qe ka bere autoriteti i Kontrollit Shteteror Portual i eshte thene nga kapiteni se kam marre leje te qendroj dy jave ne port.

Jahti nuk eshte larguar por i eshte thene te dali ne rade te portit deri sa te vije furnizimi i naftes te henen pasi e gjjthe skema ishte mashtim.

Jahti ka qendruar ne raden e porti nga e shtuna deri te dielen dhe pasi nuk mundi te siguronte qendrim dy javor ne port eshte larguar pa kerkuar furnizim apo ushqime.

E gjitha pjesa tjeter nga Auron Tare eshte trillim dhe sot ka shpethyer ne shpifje duke mbush mediat se ne qenkemi Mihalet ndersa ai qenka shenjtori.