Extra Nuk mund të hyjë prej koronavirusit, mbesa i tregon gjyshit unazën e...

Nuk mund të hyjë prej koronavirusit, mbesa i tregon gjyshit unazën e fejesës nga dritarja e azilit

Një vajzë e re që kërkonte të ndante me gjyshin e saj lajmin e gëzueshëm të fejesës është detyruar ta bëjë këtë nga ana e jashtme e dritares së shtëpisë së azilit ku ai banon.

22-vjeçarja Carly Boydmori propozimin në fundjavë por kufizimet e koronavirusit në shtëpinë e të moshuarve Lake Waccamaw në SHBA bënë që ajo të mos mund t’ia tregonte unazën nga afër.

Punonjësit e çuan Carly rrotull të dritarja e dhomës së gjyshit të saj, ku ai shihet i shtrirë në krevat.

“Desha ta ndaja këtë lajm me gjyshin tim, pasi ai është sëmurë me demencë dhe nuk ka telefon”, tha ajo.

Administratorja e qendrës Gennie Parnell, bëri fotografitë e momentit prekës teksa Carly i tregonte unazën e saj.

Ata më pas vendosin duart kundër njëra-tjetrës në dy anët e dritares.

“Ishte shumë emocionuese, gati duke qarë. Vendosëm duart te dritarja dhe i thashë se e dua shumë. Dhe ai më tha ‘dhe unë të dua shumë she shpresoj të shihemi së shpejti”, tha ajo.