Politika Nuk ndalet Flamur Noka; Pas përjashtimit futet me forcë në Kuvend

Nuk ndalet Flamur Noka; Pas përjashtimit futet me forcë në Kuvend

Edhe pse u përjashtua nga seanca e sotme plenare, deputeti i PD-së Flamur Noka vijon të thyejë rregullat. Ai është futur me forcë në seancë. Drejtuesja e seancës ka të drejtë të përjashtojë deputetët nga seanca, por Noka vijon të futet brenda.

Situata vijon të jetë e tensionuar, është ndërprerë për të tretën herë seanca. Deputeti Flamur Noka është futur me forcë në Kuvend, dhe është ndërprerë për tre herë me radhë sërish seanca.

Ndërkohë Braçe po jep një prononcim për mediat, për atë që ka ndodhur gjatë seancës.