Kryesore Nuk ndalet rrjedhja nga LSI, një tjetër pranon mandatin e deputetit

Nuk ndalet rrjedhja nga LSI, një tjetër pranon mandatin e deputetit

Duket se Monika Kryemadhi e ka humbur kontrollin në listën e saj të deputetëve.

Nimet Musaj nga lista e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Fier është një tjetër kandidat, i cili ka pranuar mandatin e deputetit.

Nimet Musaj

Mësohet se Musaj ka dorëzuar  sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, formularin e vetëdeklarimit, duke hedhur kështu hapin e parë ligjor drejt marrjes së mandatit të deputetit.

Një ditë më parë edhe Ralf Gjoni nga lista e LSI pranoi mandatin e deputetit.